Deputetët e betuar sot për të 40-tën herë do të tentojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Vazhdimi i seancës pritet të nisë nga ora 11:00.
Në seancën e kaluar, pati një debat më të ashpër mes kryesuesit Avni Dehari, dhe tri deputeteve të ish-opozitës.
Kryesuesi Dehari kërkoi nga subjektet politike që nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë (PDK, LDK, Lista serbe dhe AAK-Nisma), që ta bëjnë këtë.
Lidhur me këtë pati mospajtime nga deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, përkatësisht Vlora Çitaku, Hykmete Bajrami dhe Time Kadriaj.
Kryesuesi i seancës, rikujtoi se në seancën konstituive nuk lejohet debati.
Më pas përbërja e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, u hodh në votim.
Me 53 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi nuk pati kuorum për vendimmarrje.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari. paralajmëroi vazhdimin e saj të martën, më 1 korrik, në orën 11:00.
Derisa në funksion të zgjidhjes së ngërçit politik, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i thërrasë liderët e partive politike në takime gjatë ditëve në vijim, për shkak të situatës me ngërçin politik.