Sot starton Superliga e Kosovës

Sot starton edicioni i ri garues 2021/22 i Superligës së Kosovës në futboll.

Janë 10 skuadra që do të synojnë t’i kapin objektivat e tyre dhe këto objektiva tashmë janë më të mëdha dhe me një mundësi më të madhe për t’u arritur pasi katër skuadra do ta kenë mundësinë ta përfaqësojnë futbollin vendor në garat evropiane.

Prishtina është kampioni aktual, por pritet që bardhekaltërit të ballafaqohen me një konkurencë të fortë në këtë sezon për shkak se të gjitha skuadrat kanë bërë përforcime të mëdha.

Risia e këtij edicioni është se për herë të parë do të aplikohet teknologjia VAR në ndeshjet e Superligës.

Këto janë ndeshjet që do të zhvillohen sot:

Drenica – Gjilani

Drita – Feronikeli

Llapi – Ulpiana.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen nga ora 17:00.

Reklama