BallinaLajme

Sot protestohet në Hagë në kundërshtim të Gjykatës Speciale

Sot me fillim nga ora 14:00 do të mbahet protestë pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.

Bashkëluftëtarët dhe mërgimtarët nga diaspora, por edhe shqiptarët si nga Kosova, ashtu edhe nga trojet tjera shqiptare, veçse kanë mbërritur në Hagë, për të marrë pjesë nesër në protestë.

Raportohet se lokacioni i protestës është caktuar në një park afër muzeut Madurodam, pasi që te Gjykata Speciale një gjë e tillë nuk është lejuar për arsye të sigurisë.

Protestuesit do të shprehin revoltën e tyre me afro 100 slogane.

Mbështetje për protestën e sotme që organizohet nga mërgata shqiptare, treguan edhe krerët e disa prej partive kryesore në vend.

Back to top button