Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Sot po më lëshuan në vikend, kthehem një orë përpara”, çfarë kishte thënë më parë për arratisjet e tij Faton Hajrizi

    06/07/2024 20:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shërbimi Korrektues i Kosovës njoftoi sot se i burgosuri Faton Hajrizi është larguar nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës, institucion i tipit të hapur.

    Për Hajrizin, kjo është hera e nëntë që arrin të largohet nga burgu.

    Para pak muajsh, ai kishte rrëfyer për arratisjet e ndryshme të tij nga burgjet.

    Megjithatë ai thoshte se rrethanat ishin tjera, duke u “betuar” se nuk do ta bënte një gjë të tillë asnjëherë më.

    “Po unë kur kam ikur kam qenë i maltratuar. Dallon koha e sodit me atë herë. Sot, me mi qelë krejt muret, krejt grilat nuk iki. Sot unë shkoj në shkollë dhe kthehem pa përcjellje”, kishte rrëfyer për RTV Dukagjinin Hajrizi.

    “Sot po më lëshuan në vikend, kthehem një orë përpara, se unë kam bo qejf në ato gjera. Madje e kam pas rastin kur një udhëheqëse, drejtoreshë për siguri më tha “a kthehesh?”. Marre me ikë unë prej vikendi, unë s’largohem dhe nuk e  përmbyll karrierën time duke ikur prej vikendi, unë kthehem qind për qind”.

    Faton Hajrizi në moshën 15 vjeçare, derisa ishte duke shkuar në shkollë ishte fjalosur me një ushtar rus, duke ia marrë armën dhe duke e vrarë.

    Për këtë vrasje, ai ishte dënuar 27 vjet burg.Por, siç rrëfente vetë Hajrizi, tre ditë pasi u dërgua në burgun e Mitrovicës, ai kishte arritur të ikte nga atje. Ngjarja kishte ndodhur në vitin 2000.

    Për ikjen e tij të parë nga burgu, ai tregoi se kishte shfrytëzuar dritaren e banjës së burgut në Mitrovicë. Hajrizi ishte arrestuar më pastaj nga ushtarët e KFOR-it.

    Siç ka treguar vetë, arratisjen e dytë e kishte bërë nga burgu i Prishtinës ndërsa, një herë ishte ikur edhe nga një bazë ushtarake.

    Në vitin 2012, Faton Hajrizi ishte arratisur nga burgu i Prizrenit duke u ngjitur në murin e burgut e duke kaluar rrethojat me gjemba.

    Pas një aksioni të policisë, ai ishte arrestuar.Në korrik 2007, ai ishte arratisur nga Burgu i Dubravës, së bashku me gjashtë të burgosur të tjerë, të dënuar për krime të rënda.Pasi kishin kaluar rrethojat e burgut, shtatë të burgosurit ishin pritur nga persona të tjerë, të cilat kanë filluar të shtënat kundër rojave të burgut.

    Pas hetimeve ishin arrestuar disa punonjës të Burgut të Dubravës dhe disa persona të tjerë që dyshohej se kishin ndihmuar arratisjen.

    Pak muaj pas arratisjes, në shtator 2007, ka kishte ndodhur një grabitje me armë në Drenas, ku katër persona me armë dhe maska kishin grabitur një argjendari dhe gjatë ikjes kishin plagosur me armë zjarri dy policë dhe pronarin e dyqanit. Vlera e arit të grabitur ishte rreth 63 mijë euro.

    Gjatë vazhdimit të kërkimit të grabitësve, në fshatin Bruznik-Vushtrri, një patrullë e policisë kishte tentuar ta ndalojë një veturë të dyshuar.

    Të dyshuarit nga ajo veturë kishin shtënë në drejtim të policisë dhe kishin plagosur me armë zjarri dy policët dhe kishin arritur për të ikur në këmbë.

    Dyshohet se të njëjtit kishin kryer grabitjen dhe plagosjen në Drenas. Faton Hajrizi dhe Burim Basha ishin arrestuar në tetor 2007 në një shtëpi në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Gjatë bastisjes janë gjetur disa armë.

    Artikuj të ngjashëm

    Ekstradohet në Serbi i dyshuari për rastin e Faton Hajrizit

    Letrat e Faton Hajrizit që i shkroi nga burgu për familjen e tij

    Halilaj: Faton Hajrizi grabiti argjendarinë me uniformë të policisë

    Të Fundit

    Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istog

    “Bre rrenca, qysh s’po ju vjen marre”- Musliu ia thotë në sy Hekuran Muratit në Kuvend

    Rrëzohet një aeroplan në Austri, humbin jetën katër persona

    Haxhiu përsërit qëndrimin: Tërhiqem nëse s’i marr 61 “vota të fshehta”

    Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.