Ditën e sotme, 1 shtator do të zhvillohet ceremonia e përurimit të abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri.
Ndërkohë bëhet e ditur se në ceremoninë e përurimit do të marrin pjesë ministrja e Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi dhe homologia e saj në Kosovë, Arbërie Nagavci.
Ceremonia pritet të organizohet në amfiteatrin e parkut “Ali Podrimja” në Gjakove.
Kujtojmë se trajnimet e mësuesve për abetaren e përbashkët nisën më 29 gusht.