Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Përpjekja e 25-të për konstituimin e Kuvendit, a do të tejkalohet ngërçi?

    02/06/2025 07:45
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Për të 25-tën herë, sot nga ora 10:30 do të tentohet të konstituohet Kuvendi i Kosovës. Por as sot nuk duket se do të ketë dritë në fund të tunelit, kjo pasi nga partia e Albin Kurtit kanë bërë të ditur se e propozuara e tyre për kryetare të Kuvendit do të jetë sërish Albulena Haxhiu, për të cilën PDK, LDK e AAK kanë bërë të qartë se nuk e votojnë.

    Lëvizja Vetëvendosje përmes deputetes të saj, Mimoza Kusari-Lila, ka konfirmuar dje se nuk do ta ndërrojnë propozimin për kryeparlamentare, ndërsa kanë drejtuar akuza në drejtim të partive që ishin në opozitë se nesër do të pamundësojë kuorumin.

    “LVV njëmend nuk e ndërron propozimin, por tanimë çështja është kuorumi për votimin e fshehtë dhe jo Albulena. Në kundështim me pikën 128 të aktgjykimit të GjK nga viti 2014, opozita do ta pamundësojë kuorumin për herën e 17!”, ka shkruar ajo dje në Facebook.

    Të shtunën pasi dështoi seanca, deputeti Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar se po vazhdojnë bisedimet me NISMA-n për arritjen e një marrëveshje.

    Ai tha se do të vazhdojnë t’i dëgjojnë kërkesat dhe mendimet e partisë së Limajt.

    “Ne jemi në diskutim me NISMA-n për të gjitha temat. Do të vazhdojmë t’i dëgjojmë kërkesat dhe mendimet e tyre. Këtë kontakt jemi duke e bërë vazhdimisht dhe do të kontaktojmë çdo deputet, të cilët nuk e kanë humbur arsyen nga partitë e tyre relevante dhe të dalim nga kjo krizë sa më shpejtë”, ka thënë ai.

    Ndërsa, deputetja e NISMA-s, Xhevahire Izmaku ka thënë se Kuvendit të Kosovës i nevojitet një figurë si e Fatmir Limaj dhe se ka vullnet që të dilet nga ngërçi politik.  

    Artikuj të ngjashëm

    Hargreaves: Ushtrimi i sotëm demonstroi aftësinë e FSK’së për bashkëpunim me ShBA’në e partnerët e NATO’s

    Zbulohet paga e Luka Modric tek AC Milan

    ​Sfida Shqipëri-Serbi, 1 500 forca policie të angazhuara për ruajtjen e sigurisë

    Të Fundit

    Hargreaves: Ushtrimi i sotëm demonstroi aftësinë e FSK’së për bashkëpunim me ShBA’në e partnerët e NATO’s

    Zbulohet paga e Luka Modric tek AC Milan

    ​Sfida Shqipëri-Serbi, 1 500 forca policie të angazhuara për ruajtjen e sigurisë

    Rubio flet me Fidanin për të mbështetur bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

    Stresi reagon pas arrestimit të anëtarit të VV-së për drogë: Nëse ka pa drogë najher me sy, ja u kam jetën borxh

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.