Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Sot nis ndërtimi i rrugës A, do të marrë mbi tetë milionë euro dhe 8 muaj kohë

    27/04/2023 10:51
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sot do të fillojë ndërtimi i rrugës A (pjesa e parë), që është rimëruar “Xhim Xhema”. Punimet do të zgjasin 240 ditë apo tetë muaj, derisa kostoja e këtij projekti është mbi 8 milionë euro.

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se sot në orën 11:00, do të fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës A, që është rimëruar me emrin e biznesmenit të dalluar shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Xhim Xhema.

    Rama e ka quajtur këtë projekt madhor dhe ka thënë se me ndërtimin e kësaj rruge do t’ju vie fundi ngarkesave të trafikut në kryeqytet, rrezikshmërisë së lartë për fëmijët dhe kundërmimit të krejt zonës.

    “Një ndër premtimet kyçe elektorale, ëndërr e kahmotshme e qytetarëve, rruga A, e riemëruar si Jim Xhema, po bëhet realitet! Brengave shumëvjeçare të banorëve të lagjeve përreth, ngarkesave të trafikut në #kryeqytet, rrezikshmërisë së lartë për fëmijët tanë dhe kundërmimit të krejt zonës po u vjen fundi.  Ejani ta nisim bashkë këtë projekt madhor për kryeqytetin, nesër në ⏰ orën 11:00 tek kryqëzimi i rrugës 📍Jim Xhema dhe fundi i rrugës së Veternikut”, ka shkruar Rama.

    Por, sa do të kushtojë ndërtimi i kësaj rruge?

    Bazuar në njoftimin për nënshkrim të kontratës që ka publikuar Komuna e Prishtinës në e-Prokurimi, vlera e përgjithshme e kontratës është 8 milionë e 497 mijë e 801 euro.

    Kontratën e ka fituar grupi i operatorëve ekonomik “Sallahu SH.P.K; Altis-Construction LTD”.

    Kohëzgjatja e kontratës është 240 ditë.

    Tenderi është dhënë me procedurë të kufizuar, që nënkupton se secili operator ekonomik mund të kërkoj të marrë pjesë dhe ku vetëm ata operatorë ekonomik të ftuar nga autoriteti kontraktues mund të dorëzojnë një tender.

    Kontrata është nënshkruar më 24 prill.

    Artikuj të ngjashëm

    Si i bëri për spital disa serbë Mr Bee me shokun e tij, tregon vet ai

    Gjykata merr një vendim ndaj të dyshuarit për sulm ndaj gjinekologut Afrim Veliu

    Mr Bee rrëfen për përplasjen brutale me serbët në Australi: Njërit ia ngula thikën në bark, shoku im e goditi me kazmë

    Të Fundit

    Haxhiu vushtrrias vdes në Qabenë e bekuar, do varroset atje

    Vritet një 57 vjeçar në oborrin e shtëpisë në Lezhë, tre vite më parë i ekzekutuan vëllan

    Muharremi: Qeveria po dëmton ekonominë dhe po përkeqëson situatën e energjetikës në Kosovë

    Kishte shkuar për ta ndjekur koncertin e tij, Gjesti shpërthen në lot, teksa takohet me djalin aftësi të kufizuara

    Mërgimtari tenton të dal nga marketi pa paguar, ndalohet nga sigurimi

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.