Java e 21-të në Superligën e Kosovës në futboll do të fillojë sot, e do të vazhdojë edhe gjatë dy ditëve të fundjavës.
Ballkani dhe Feronikeli 74 do të përballen sot në Suharekë me fillim nga ora 13:00.
Për Ballkanin nuk lejohen më gabime, nëse dëshiron që ta mbrojë titullin e kampionit.
Momentalisht, suharekasit gjenden në vendin e dytë me 36 pikë, tetë më pak se Drita që prin.
Në anën tjetër, Feronikeli 74 është i fundit me 10 pikë dhe i dorëzuar në luftën për mbijetesë.