Është duke vazhduar procesi i numërimit të votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.
Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
“Në QNR po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe votimi i personave me nevoja të veçanta”.
Ai bëri të ditur që planifikohet që ky proces të përfundojë në mbrëmje.
Me përfundimin e numërimit të këtyre votave do të përfundojë i tërë procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit