Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Sot nafta mbi 1.90 në Kosovë, dikur Murati kritikonte çmimin e lartë të saj prej 1.20

    17/06/2022 20:23
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Rekordet e çmimit të naftës në Kosovë po thyhen pothuajse në baza ditore, dukë shënuar çmimet më të larta ndonjëherë në vend, shkruan GazetaDemos.

    Qytetarët në shumë raste kanë shprehur indinjatën e tyre rreth këtij çmimi, por që arsyetimi i Qeverisë së Kosovës është se janë duke punuar në këtë aspekt.

    Madje, është ministri i Financave, Hekuran Murati ai që po tregohet më i zëshmi nga të gjithë, ku në shumë raste ka kritikuar edhe opozitën për akuza qëllimkeqe karshi Qeverisë.

    Por, në një kohë jo shumë të largët ishte ministri Murati në vendin e opozitarit që kritikonte çmimin e lartë të naftës.

    Besoni apo jo, çmimi në atë kohë sillej deri në 1.20 euro për litër.

    Ndërkohë, Murati shkruante në Facebook se taksa që ishte në fuqi ndaj Serbisë në 2018 “i mbulonte të gjitha gjynahet”.

    Ky është shkrimi i Muratit më 9 dhjetor të 2018:

    Veç thash t’ju tregoj që nafta në Kosovë (përfshi akcizën dhe tatimet) po hyn me 0.90-0.95 euro/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë assesi të bie nën 1.20 euro/litër.
    Autoriteti që mbikëqyr tregun e derivateve – Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
    Kryesorja, taksa ndaj Serbisë po i mbulon të gjitha gjynahet!

    Artikuj të ngjashëm

    Murati: AGK-ja është dashur të mbajë konferencë para zyrave të ndonjë oligarku, jo Qeverisë

    Murati ‘shpërthen’ ndaj opozitës: Nëse nuk zgjidhet Kryetari i Kuvendit, s’ka as nënkryetarë për opozitën

    Si e pritën qytetarët uljen e çmimit të naftës?

    Të Fundit

    Bajrami e ashpër: Nëse shkojmë në zgjedhje, fletëvotimi të jetë “Kosova apo Albulena Haxhiu”

    Krasniqi: Rrugëdalja është e qartë, të ndërrohet kandidatja

    A do t’i japë votat PDK për ta çuar në Kushtetuese “ngërçin”, përgjigjet Krasniqi

    Dehari ia ndali fjalën, çfarë tha Hykmete Bajrami?

    Asgjë e re, vazhdon bllokada: Shihemi sërish pas 48 orëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.