Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Sot momenti kyç në Hagë: Merret vendimi për mocionin e mbrojtjes ndaj Thaçit e të tjerëve

    16/07/2025 08:01
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sot pritet një ndër vendimet e rëndësishme në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    Trupi Gjykues në çështjen “Thaçi dhe të tjerët” ka caktuar datën 16 korrik (sot) për ta bërë publik vendimin e tyre në lidhje me Mocionin e përbashkët të ekipeve mbrojtëse për të rrëzuar pjesë të caktuara të Aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

    Gjykata do të vendosë nëse do t`i rrëzojë disa nga pikat e aktakuzës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

    Ky hap mund të ndikojë drejtpërdrejt në ecurinë e mëtejme të gjykimit. Avokatë dhe përfaqësues të organizatave të drejtësisë sqarojnë rëndësinë e kësaj faze dhe ecurinë e rasteve të tjera në Dhomat e Specializuara.

    Procesi gjyqësor ndaj katërshes Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare, dhe cilido qoftë vendimi për rrëzimin ose jo të akuzave, pritet të ndikojë dukshëm në vazhdimin e çështjes. Të mërkurën gjykata do të vendosë për mocionin e mbrojtjes që kërkon rrëzimin e disa pikave të aktakuzës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Seanca për vendimin më të rëndësishëm pas përfundimit të paraqitjes së provave dhe dëshmitarëve nga Prokuroria, do të fillojë nga ora 9 e mëngjesit dhe pritet që gjatë ditës të vazhdohet tutje me procesin, përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve ekspertë të Zyrës së Mbrojtësit të Viktimave.

    Gjyqtarët kanë urdhëruar MV-në t’i bëjë gati ekspertët pavarësisht vendimit për Mocionin, ngaqë sipas Charles Smith, natyra e këtij Mocioni kundërshtues është i limituar andaj gjykimi do të kalojë në fazën tjetër.

    Mbrojtja e kishte dorëzuar këtë Mocion më 12 qershor ndërkaq kundërpërgjigja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka shkuar në adresë të Gjykatës më 7 korrik.

    Avokati Taulant Hodaj shpjegon procedurat që ndjek Gjykata Speciale në këtë fazë.

    “Ky është një filtër që, nëse eventualisht aktakuza është e dobët në bazë të provave që i ka ofruar vetë prokuroria dhe dëshmitarët e saj dëshmojnë të kundërtën e asaj që pretendohet në aktakuzë, atëherë gjykata mund të ndërhyjë. Është një stad i ndërmjetëm: nesër trupi gjykues mund të rrëzojë disa pika të aktakuzës, mund të mos rrëzojë asnjë ose mund të vendosë të vazhdojë me të gjitha. Nga njoftimi zyrtar, nesër do të jepet një vendim, ndërsa është kërkuar nga përfaqësuesi i viktimave që të paraqesë fjalën e tij që në njëfarë mënyre nënkupton se jo të gjitha pikat e aktakuzës do të rrëzohen, apo asnjë prej tyre”, ka thënë ai.

    Sipas avokatit Hodaj, rrëzimi i disa pikave të aktakuzës mund ta lehtësojë vendimmarrjen përfundimtare që pritet në fund të këtij viti apo në fillim të vitit të ardhshëm.

    Ndërkohë, Gjykata Speciale tashmë ka dhënë një vendim të formës së prerë në rastin e Salih Mustafës, një vendim që konfirmon aktgjykimin e Apelit, me dënim prej 15 vjetësh burgim. Sa i përket rastit të Pjetër Shalës, përfaqësuesja e Institutit të Kosovës për Drejtësi, Blendina Veliqi, shpjegon procedurat e mëtejshme:

    “Qoftë mbrojtja, qoftë prokuroria mund të bëjnë ankesë për mbrojtje të ligjshmërisë. Aty nuk bëhet vlerësimi i provave, por mund të paraqiten pretendime për shkelje të ndonjë ligji. Në atë rast, procedurat vazhdojnë në Gjykatën Supreme, e cila mund ta ndryshojë vendimin, mund ta kthejë në rishqyrtim, ose mund të konstatojë se ka pasur shkelje që nuk ndikojnë në ndryshimin e vendimit të Apelit”, ka thënë Veliqi.

    Gjykata e Apelit e Gjykatës Speciale ia ka ulur dënimin Pjetër Shalës, i njohur si “Ujku”, nga 18 në 13 vjet burg.

    Artikuj të ngjashëm

    “S`duhet bërë kompromis me socialistët”, Reshiti: 42.3% e kanë votuar për LVV, 57.7% për partitë tjera

    Një person gjendet i vdekur në një restorant në Malishevë

    Baraliu: Deputetët bënë gjimnastikë politike për inate personale

    Të Fundit

    “S`duhet bërë kompromis me socialistët”, Reshiti: 42.3% e kanë votuar për LVV, 57.7% për partitë tjera

    Një person gjendet i vdekur në një restorant në Malishevë

    Baraliu: Deputetët bënë gjimnastikë politike për inate personale

    Përplasen rëndë me motoçikletë, vdes 20 vjeçari shqiptar në Naxos

    Real Madridi i falet golit nga penalltia me Kylian Mbappen – fiton ngushtë ndaj Osasunas

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.