Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot nga ora 11:00.
Në rendin e ditës së kësaj mbledhjeje është organizimi i seancës së përbashkët parlamentare Kosovë-Shqipëri.
Mbledhja e përbashkët mes dy kuvendeve do të mbahet më 20 dhjetor.
Ajo do të zhvillohet në sallën e seancave plenare të parlamentit të Kosovës.