Sot në ora 19:00 i jepet lamtumira e fundit 27 vjeçarit që vdiq mbrëmë Lipjan, transmeton Demos.
Lajmi u bë i ditur nga familjarët e të ndjerit.
“Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, e hënë, më 7 korrik 2025, në ora 19:00, në varrezat e Banullës”, thuhet në njoftim.
GazetaDemos ka publikuar pamje ekskluzive nga momenti i arrestimit të 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu, mbrëmë pas mesnatës rreth orës 00:15, në rrugën “Haradin Bajrami”, në komunën e Lipjanit, i cili pak pas arrestimit dhe vdiq.
Në këto pamje, tashmë i ndjeri shihet se gjatë momentin kur zyrtarët policorë iu kishin afruar për ta arrestuar, po rënkonte. Këto rënikime u bën më të zëshme atëherë kur njërit nga katër policët që e kishin shtrirë në tokë, i rrëshqet këmba, teksa dyshohet se nga kjo rrëshqitje, i ndjeri godet në kokë.
PAMJE EKZKLUZIVE: Momenti i arrestimi
Për detaje rreth kësaj ngjarje, për Gazetën Demos ka dhënë detaje, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Sipas Policisë, viktima dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit, dhe i njëjti po i sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.
Në po këto detaje bëhet e ditur se, Njësitë policore kanë reaguar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili i ka ofruar ndihmën e parë personit në fjalë.