Në Lojërat Olimpike në Paris, Kosova sot do të paraqitet me një tjetër xhudistë që synon që të futet në zonën e medaljeve.
Bëhet fjalë për Loriana Kukën, e cila në luftën e parë do të ballafaqohet me xhudisten Metka Lobnik nga Sllovenia.
Lufta e Lorianës pritet të fillojë rreth orës 10:00.
Deri më tani, Kosova ka rrëmbyer dy medalje në Paris nga sporti i xhudos. Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë, kurse Laura Fazliu atë të bronztën.