Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Sot afati i fundit nga ShBA-ja dhe BE-ja për marrëveshjen në Veri

    07/06/2023 08:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian presin që më së largu sot (të mërkurën) të arrihet një marrëveshje për qetësim të situatës në veri. Kjo nënkupton se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të pajtohet me tri pikat/kushtet që dy emisarët, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak ia kumtuan atij, në takimin e së hënës.

    Ato janë qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja në katër komunat me shumicë serbe dhe kthimi në dialog me Serbinë.

    Amerikani Escobar tha të martën gjatë një takimi me gazetarë që nëse Kurti nuk i pranon këto tri kushte, atëherë i bie që ai nuk dëshiron bashkëpunim me SHBA-në dhe BE-në dhe se kjo, gjithnjë sipas tij, nuk mund të kalojë pa pasoja.

    Ai ka shtuar që vendi i tij, Unioni Evropian dhe krejt partnerët ndërkombëtarë janë bashkë dhe me një qëndrim në kërkesat për qetësim dhe normalizim të situatës dhe nëse kjo nuk ndodh, por përkeqësohen raportet, atëherë pasojat për Kosovën do të jenë afatgjata.

    Teksa ka folur për pasojat, Escobar ka thënë se ato nuk janë të drejtuara ndaj popullit të Kosovës, pasi, siç ka thënë, Amerika ka marrëdhënieve të shkëlqyera me kosovarët. Për më tepër, ai ka shtuar se çfarëdo që qeveria e shtetit të tij ka me kryeministrin Albin Kurti, nuk do ta afektojë popullin.

    I njëjti ka thënë se ka politikanë që duan ta mbajnë gjallë konfliktin e Kosovës me aleatët e saj, sepse kjo sipas tij, i mban në pushtet dhe i bënë të pasur. Escobar ka shtuar se SHBA-ja dhe BE-ja nuk do të rrinë duke pritur përgjithmonë asnjë individ që nuk bashkëpunon dhe se Uashingtoni gjithmonë do të jetë me popullin e Kosovës.

    I dërguari amerikan për dialogun ka deklaruar se draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe duhet të prezantohet menjëherë nga qeveria. ShBA-ja dhe BE-ja presin që kjo të ndodh shpejt, veçse, sikur ka potencuar Escobar, mbetet të shihet me kë.

    Ai ka thënë që nëse palët (Kosova dhe Serbia) nuk i përmbahen Marrëveshjes së Brukselit, i bie se po e refuzojnë BE-në. Po ashtu, amerikani ka shtuar se Aleksandar Vuçiq nuk mund të ketë të drejtë vetoje se kur mbahen zgjedhjet për katër komunat në veri të Kosovës ndërsa ka shtuar se kjo dritare i mbyllet nëse Kosova bashkëpunon duke e themeluar Asociacionin.

    Artikuj të ngjashëm

    Trump: Nder i madh për vendin tonë që u bë Papa i parë amerikan, mezi pres të takohemi

    Trump shpall marrëveshjen tregtare Britani-ShBA

    Konflikti mes Pakistanit dhe Indisë, Trump: Duhet të gjejnë një zgjidhje

    Të Fundit

    Çka ndodhi mbrëmë te “Mati 1” ku u godit një punëtor i “Pastrimit”, Policia jep detaje

    Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol, vetura përfundon në kanal

    10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

    Publikohen pamje ekskluzive nga Vatikani, momenti kur u zgjedh papa i ri

    Pas më shumë se 100 vjetësh rikthehet “Leo”, ja çfarë simbolizon ky emër që e zgjodhi papa i ri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.