“Sorrë nga Prishtina”, Taulant Balla i reagon ashper deputetit të VV-së: Jeni kundër, sepse ju kemi arrestuar me 11 mijë doza drogë
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, lidhur me një shkrim në të cilin ky i fundit njoftoi se i është bashkuar protestës kundër projektit në Zvërnec.
“Nuk mund të mos i bashkohesha një thirrjeje kaq të sinqertë e energjike, që prej 35 ditësh me radhë po ushton kaq pastër e kaq fort!Shqipëria është atdheu i secilit shqiptar dhe kur tentohet të falet e të shitet, nuk do të heshtim kurrë”, thuhet ndër tjera në këtë postim.
Balla të njëjtin e quajti ‘sorrë’, e inkubuar me urrejtje, teksa e akuzoi dhe se është kundër qeverisë Rama, pasi departamenti i Sigurisë nën mbikqyrjen e kësaj qeverie, kishte arrestuar Azemin e Mujecin, pasi ishin kapur me 11 mijë doza drogë.
“Transparenca e Protestësidentifikojmë sorrat
Kur unë flas për sorra inkubatorësh të urrejtjes nga Prishtina dhe Tetova, të cilët maskohen si shqiponja diaspore e kam fjalen për tipa si këta në video që sigurisht nuk kanë si të jenë pro qeverisë së Tiranës. Normal janë kundër Edi Ramës. Edhe kundër meje, pse jo. Sepse i kemi arrestuar me 11 mijë doza drogë”, tha ai.