I dërguari i ri Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka biseduar sot me kryenegociatorët e Prishtinës dhe Beogradit, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.
“Kam folur ndaras me dy kryenegociatorët e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq”, është publikuar llogaria zyrtare e të dërguarit të BE-së për dialogun në rrjetin social “X”.
Sorensen theksoi se i vlerëson bisedimet e mira dhe i mirëpret ftesat që ka marrë nga negociatorët për të vizituar së shpejti Kosovën dhe Serbinë.