Shkelzen Sopjani, ish-inspektor në AKI, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se procesi i dialogut është i “rënduar”.
Sopjani ka thënë se ndoshta është mirë të kërkohet proces i ri i dialogut dhe ndërmjetuesit e rinj.
“Ndoshta është mirë të kërkohet proces i ri i dialogut dhe ndërmjetuesit e rinj”, ka thënë Sopjani.
Për akuzën e kryeministrit Kurti drejt Lajçakut si i anshëm në dialog, Sopjani ka thënë se ka më shumë se një vit që ndërmjetuesit kanë qenë të anshëm.
“Po shihet qartazi, e kam thënë më shumë se një vit që ndërmjetuesit kanë qenë të anshëm…Kjo anshmëri nuk ka qenë befasuese marrë parasysh pozicionet ose shtetet prej nga vijnë. Nëse kthehemi dhe e bëjmë një vlerësim të shkurtë të pozicionit paraprak të Lajçakut në Bosnjë e Hercegovinë si përfaqësues i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshmëm të OKB-së, edhe atje e kemi parë që Lajçaku nuk ka qenë i paanshëm as në Bosnjë e Hercegovinë e lëre më në Kosovë ”, ka thënë Sopjani.
Sopjani ka thënë se edhe atje (Bosnje e Hercegovinë), në kohën e Lajçakut si përfaqësues special, Dodiku dhe Republika Serbe “kanë shkuar duke u larguar nga Federata e Bosnjës se sa duke u integruar në të”.
“Për mua, prapë po e theksoj nuk ka qenë diqka e papritur ose befasuese në këtë aspekt”, ka shtuar ai.