Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Sopjani: Bandat i zgjodhën nacionalitetet e trupave të KFOR-it, nuk sulmuan amerikanët

    29/05/2023 21:16
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Panelisti Shkëlzen Sopjani ka thënë në emisionin Pressing në T7 se turma më të mëdha u panë sot në protesta, në krahasim me të premten, pasi që shumica e tyre ishin në Beograd pasi i duheshin Vuçiqit.

    “Të premten, grupet e rrezikshme kanë shkuar në Beograd, andaj sot pati më shumë protestues”, tha ai.

    Ai tha se janë zgjedhur edhe kombësitë e trupave të KFOR-it, në mënyrë që të mos sulmohen amerikanët pasi reagimi do ishte më i madh.

    “Nuk po shoh asgjë befasuese, as për mua e as për strukturat e sigurisë. E pamë se edhe janë zgjedhur nacionalitetet e trupave. Aty ku kenë amerikanët nuk pat reagime të dhunshme. Nuk lejuan të eskalojë situata pasi e dinin çfarë reagimi do të vinte”, shtoi ai.  

    Sopjani shtoi se KFOR duhet të bashkëpunojë më shumë me policinë në menaxhimin e turmave.

    “Këtu në Zveçan dhe në Zubin Potok, ka pasur më shumë probleme. Në Zubin Potok tani është zbrazur sheshi. Këta që i pamë janë të trajnuar mirë, e dinë çfarë bëjnë. Sic e shihni nuk janë qytetarë të thjeshtë. Problemi është se janë maskuar pasi një pjesë e madhe e tyre janë pjesë e strukturave të sigurisë në Serbi. Në veri kemi bashkëdyzim të madh në mes të krimit dhe strukturave të sigurisë. Janë të trajnuar. Mund të sulmojnë pa u lënduar. Kjo që e pash, kam pritur. Ajo që dua të them, është se KFOR-i pas bashkëpunuar me Policinë nuk mund të menaxhojnë turmat. Nuk e kan atë trajnim. Karabinierët po. Edhe policia. Këta nuk kanë këso përvoje. E pashë kordonin, nuk ishin të vendosur si duhet”, përfundoi ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Merret vendim: Ky është dënimi për prindin e futbollistit nga Kosova që e godit gjyqtarin e futbollit në Zvicër

    BE: Urat e reja në Mitrovicë zhvillim i rëndësishëm, kërkohet koordinim

    Musliu pas vdekjes së Agon Zejnullahut: Policia ka nevojë për reforma urgjente

    Të Fundit

    Merret vendim: Ky është dënimi për prindin e futbollistit nga Kosova që e godit gjyqtarin e futbollit në Zvicër

    BE: Urat e reja në Mitrovicë zhvillim i rëndësishëm, kërkohet koordinim

    Musliu pas vdekjes së Agon Zejnullahut: Policia ka nevojë për reforma urgjente

    Arrestimi i pesë policëve për “Vrasje nga Pakujdesia”, Prokuroria: S’mund të japim më shumë detaje, dëmtohen hetimet

    Vdekja e 27 vjeçarit, Koci e krahason me rastin e George Floyd në SHBA : Ky popull krejt në gjumë, s’proteston askush

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.