Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Sopi thotë se s’ka pasur përçarje politike në mes UÇK-së dhe LDK-së

    28/10/2024 16:10
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Dëshmitari Fatmir Sopi tha se në zonën ku ka vepruar ai, nuk ka pasur përçarje politike përpos misionit për luftën çlirimtare.

    Këtë deklarim, Sopi e bëri kur u pyet nga avokatja e Jakup Krasniqit, Shyamala Alagendra se a ka pas ndonjë politikë UÇK-ja që ata që ishin në LDK, konsideroheshin kolaboracionistë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    “Në zonën ku kam vepruar unë, nuk ka pas asnjë përçarje politike dhe nuk ka pas asnjë politikë përpos luftës çlirimtare dhe nuk ka pas asnjë mosmarrëveshje politike në mes të radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të gjithë e kanë pas për parti dhe për politikë luftën e drejtë çlirimtare dhe çlirimin e vendin tonë”, tha dëshmitari.

    Sopi tha se është e vërtetë që një pjesë e madhe e anëtarëve të UÇK-së ishin anëtarë të LDK-së në zonën ku ai vepronte.

    Pyetje shtesë pati sërish prokurori e po ashtu edhe trupi gjykues i përfaqësuar nga gjyqtari Christoph Barthe.

    Në pyetjet e gjyqtarit, dëshmitari tha se ende është kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës për degën e Prishtinës.

    Me kaq përfundoi dëshmia e këtij dëshmitari. Seanca kaloi në pushim për 30 minuta për t’u përgatitur për dëgjimin e dëshmisë së dëshmitarit të 99-të.

    Sopi: UÇK-ja ka qenë ushtri vullnetare, nuk ka mundur të ketë rregull dhe disiplinë
    (Përditësuar, ora 13:05)-Dëshmitari Fatmir Sopi tha sot në Hagë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ishte ushtri vullnetare dhe sie tillë nuk ka pasur mundësi të ketë rregull dhe disiplinë.

    Këtë deklarim, Sopi e bëri duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Hashim Thaçit, e përfaqësuar nga avokatja Sophie Menegon.

    “Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një ushtri vullnetare, burimin e kishte në popull. Ishte si rezultat i vuajtjeve shekullore të popullit tonë nën robëri dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës është projekti më i madh i shqiptarëve pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë e cila me luftën e saj të drejtë dhe çlirimtare fitoi përkrahjen e gjithë botës demokratike, popullit tonë, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe shtetet e Bashkimit Evropian. Me luftën e saj të drejtë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës beri të mundur çlirimin e vendit tonë”, tha Sopi.

    Fjala e tij u ndërpre nga kryegjyqtari duke i tërhequr vërejtjen se duhet të përgjigjet shkurt me ‘po’ ose ‘jo’.

    Sopi tha se para krijimit të Brigadës 153 e cila ka ndodhur në shkurt të 99-ës, nuk kanë pasur nevojë të marrin urdhra nga dikush por kanë vepruar në varësi të situatave.

    Ai pohoi se ka pasur mundësi që personat që dëshironin të kyçeshin në ushtri t’i blejnë uniformat vetë.

    Dëshmitari tha se nuk ka informacione nëse në zonën ku ai ka vepru, dikush ka pasur uniforma të ushtrisë por që nuk kanë qenë pjesë e UÇK-së.

    “Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka mundur që të ketë rregull dhe disiplinë siç kanë sot ushtritë e NATO-s sepse ajo është bazuar në gjendjen e saj që është vullnetare dhe ushtarët që iu kanë bashkëngjitur asaj janë plotësisht në vullnetin e tyre dhe pa asnjë person nga askush”, tha Sopi.

    Dëshmitari tha se ka pasur strukturë të LDK-së në Zllashë e cila ka pas bashkëpunim të mirë me UÇK-në e në veçanti sidomos në evakuimin e popullatës civile.

    Ai tha se përfaqësues i LDK-së ishte vëllai i tij i cili njëkohësisht ishte edhe pjesë e UÇK-së deri në përfundimin e luftës.

    Me kaq përfunduan pyetjet e mbrojtjes së Thaçit për këtë dëshmitar. Mbrojtja e Kadri Veselit e përfaqësuar nga avokatja Ann Rowan tha se nuk kanë pyetje. Ndërsa, me kundërpyetje vazhdoi mbrojtja e Rexhep Selimit e përfaqësuar nga avokati Eric Tully.

    Tully pyeti dëshmitarin për vëllain e tij për të cilin Sopi tha se ai ka qenë përpara lufte, gjatë saj dhe pas përfundimit të saj në LDK.

    Pyetjet e Tullyt ishin të shkurtra dhe me pas me pyetje vazhdoi mbrojtja e Jakup Krasniqit e përfaqësuar nga avokatja, Shyamala Alagendra.

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.