Europa League vjen sonte me finalen e madhe.
Ndeshja finale e sezonit 2021-2022 në UEFA Ligën e Evropës, do të zhvillohet mes ekipeve Eintracht Frankfurt dhe Rangers.
Në Sevilla, skuadrat do të luajnë aktin e fundit, në një finale që vlen shumë, jo vetëm për histori, por edhe për faktin se skuadra fituese do të marrë automatikisht një biletë për në fazën e grupeve të Champions League sezonin e ardhshëm.
“Ramon Sanchez-Pizjuan” është arena ku do të zhvillohet sonte ky takim, me gjyqtarin e ndeshjes që do të jetë slloveni Slavko Vincic, ndërsa do të fillojë në orën 21:00.
🏆 This. Is. It. 🏆
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) May 18, 2022
Frankfurt 🆚 Rangers
📍 Seville, Spain
⏰ 21:00CET
#⃣ #UELfinal pic.twitter.com/3bSdSbzU0S