Kryetari aktual i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli që vie nga Partia Demokratike e Kosovës ka fituar anketën e parashtruar nga GazetaDemos në Facebook.
Në këtë sondazh, Ismajli prinë bindshëm karshi kundërkandidatit të tij nga Lëzija Vetëvendosje, Qemajl Aliu.
Me 67% të komenteve, Ismajli ka mposhtur Aliun i cili kishte 33% të tyre, e nëse përkthehen në numra i bie që 438 komente që janë në total, nga to 367 janë të vlefshme, ku 246 vota/komente janë bërë për kryetarin aktual të Komunës së Shtimes, Naim Ismajlin e PDK-së, ndërsa 121 vota/komente janë për Qemajl Aliun e LVV-së.
Sipas këtij sondazhi, Naim Ismajli do të qeverisë edhe për katër vitet e ardhshme me Komunën e Shtimes.