Partitë dhe kandidatët që janë certifikuar nga KQZ-ja për këto zgjedhje, tashmë kanë nisur parafushatën zgjedhore, duke prezantuar para qytetarëve programet e tyrë për katërvjeçarin e ardhshëm.
Në ndërkohë, në terren po zhvillohen edhe sondazhe se kush prin nëpër komuna. Për të qenë në hap me këto zhvillime, Gazeta Demos ka filluar publikimin e sondazheve në llogarinë e saj në Facebook, ku qytetarët kanë mundësi të votojnë përmes komenteve për të preferuarit e tyre.
Edhe anketa e radhës për komunën e Kamenicës ka zgjuar interesim të madh te qytetarët, ku kanë ardhur 446 vota/komente, nga to të vlefshme 374 pasi që të tjerat ishin debate dhe polemika ndërmjet komentuesve.
Në bazë të komenteve, komunën e Kamenicës e pret balotazhi në zgjedhjet e 17 tetorit, ku partia e partë që kryeson në këtë sondazh është Lëvizja Vetëvendosje, më kandidatin e saj Kadri Rahimaj, për të cilin kanë votuar 147 persona apo 39.3% në përgjithësi.
I dyti është renditur kryetari aktual i kësaj komune, Qëndron Kastrati me 85 vota apo 22.9%.
Pas tij vije kandidati nga AAK, Faton Jakupi me 69 vota apo 18.4%.
I parafundit në këtë sondazh ka dal Muhamet Kallaba nga PDK me 42 vota apo 11.2%.
Ndërsa, i fundit është renditur kandidati i LDK-së, Jeton Biqkaj me 31 vota apo 8.2%.
Gazeta Demos edhe në vazhdim do të publikojë rezultatet nga anketat e realizuara nga Facebook, andaj ndiqeni duke votuar të preferuarit e juaj.