Emisioni “Debat Plus”, nga RTV Dukagjini ka përfshirë disa pyetje në kuadër të OMNIBUS-it që realizohet çdo tre muaj nga UBO Consulting.
Nga sondazhi në kuadër të OMNIBUS-it për matjen e opinionit publik nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të printe e para në listë, duke kryesuar me 48.5 për qind.
Opinionet nga qytetaret janë marre nga datat 9 -18 qershor të këtij viti.
Janë anketuar 1065 qytetarë.
Omnibusi bëhet në baza të rregullta çdo tre muaj.
Sipas këtyre rezultateve:
LVV-37.3%
PDK- 20.6%
LDK-16.8%
AAK-4.6%