Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj ka vazhduar me formë të mirë te skuadra turke, Sivassspor, duke shënuar dy gola brenda pjesës së parë ndaj Adana Demirspor në Superligën e Turqisë.
Sivasspor e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Adana Demirspor me epërsi 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të kampionatit turk.
Lojtari kryesor i vendasve padyshim se ishte sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, i cili shënoi të dy golat e ekipit të tij.
Manaj gjeti golin e parë në minutën e 13-të për epërsinë 1-0, ndërsa në minutën e 17-të u përkujdes për epërsinë 2-0.
Me këto dy gola, reprezentuesi i Shqipërisë arrin në kuotën e 10 golave dhe dy asistimeve deri tani në Superligën e Turqisë.
Vlen të theksohet se Manaj gjeti rrjetën dy herë edhe në ndeshjen e fundit të Shqipërisë ndaj Andorrës në fitoren 3-0 këtë javë.