Analisti Avdi Smajljaj ka reaguar pas skandalit që ka ndodhur në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, duke e vënë në pikëpytje se çfarë do të humbte vendi sikur të mos ishte fare ky institucion.
Smajljaj ka thënë se çka i ofron vendit ASHAK-ja, që do të mungonte sikur të mos ishte.
Ai tutje ka thënë se nëse nuk do të ishte ASHAK-ja, vendi do të kursente rreth 1 milion euro.
“Çka humb vendi sikur mos të ishte fare ASHAK? Çka i ofron vendit ASHAK, që do të mungonte sikur të mos ishte? Vendi do të kursente rreth 1 milion Euro në vit, me të cilat mund të behej diçka e hajrit”, ka shkruar Smajljaj.