Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Slobodna Bosna” fshiu lajmin e rremë, Krasniqi: Të ketë përgjegësi, ose RTK e ka fundosjen të pakthyeshme

    13/08/2024 16:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Mediumi boshnjak “Slobodna Bosna” ka fshirë pjesën e rremë ku akuzoi Nacionalen dhe Periskopin si gjoja mediumi të ofruara në shërbim të shtetit serb, për çka profesori Milazin Krasniqi reagoi duke kërkuar përgjegjësi nga Radio Televizioni i Kosovës që transmetuan atë në lajme qendror.

    “RTK mund të rimëkëmbet vetëm nëse e adreson përgjegjësinë e abuzuesve të pafytyrë dhe nëse i rikthehet statusit të vet si transmetues publik. Nëse mbetet altoparlant i pushtetit, fundosjen mund të ketë të pakthyeshme”, ka shkruar Krasniqi.

    Postimi i plotë:

    Bëhet e ditur se portali “Slobodna Bosna” e ka fshirë pjesën e tekstit ku akuzonte portalet “Nacionale” dhe “Periskopi.” E ka fshirë nga frika e padisë. Është e qartë se e kanë fshirë në mungesë të fakteve. Ndërsa RTK vazhdon i patrazuar të mbrojë raportin e vet subverziv dhe nuk pranon ta adresojë përgjegjësinë.

    Fshehja e raportit mbi përgjegjësinë në RTK për raportin subverziv kundër portaleve Nacionale e Periskopi, nuk e ndihmon me asgjë transmetuesin publik. Përkundrazi, ia zvogëlon gjithnjë e më shumë besueshmërinë, duke e paraqitur si peng në duart e pushtetit aktual. RTK nuk mbrohet duke mbrojtur shkelësit e standardeve etike dhe profesionale.

    RTK mund të rimëkëmbet vetëm nëse e adreson përgjegjësinë e abuzuesve të pafytyrë dhe nëse i rikthehet statusit të vet si transmetues publik. Nëse mbetet altoparlant i pushtetit, fundosjen mund të ketë të pakthyeshme.

    Artikuj të ngjashëm

    Profesori i gazetarisë për lajmin e rremë të RTK-së: Mafiozitet editorial, drejtësia duhet të veprojë

    Krasniqi: Kur inxhinieri i elektros s’e di një detyrë të klasës së gjashtë, është problem kolektiv

    Krasniqi: Gënjeshtra se Kurti e ka “çliruar veriun” është propagandë kancerogjene

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.