Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Sllovakia do të mbyllë Zyrën Ndërlidhëse në Kosovë, flasin nga MPJD

    23/10/2024 11:22
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sllovakia ka vendosur të mbyllë Zyrën e saj Ndërlidhëse në Kosovë. Kjo pritet të ndodhë më 31 dhjetor të këtij viti.

    Sllovakia – që ruan marrëdhënie të mira me Serbinë – është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Shtetet e tjera janë Spanja, Qipro, Greqia dhe Rumania.

    Pavarësisht këtij vendimi, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës tha për KosovaPress se vendi është i përkushtuar që të forcojë raportet me Sllovakinë, qoftë përmes Zyrës ndërlidhëse “por edhe përmes takimeve në forume të tjera në nivel rajonal, evropian e global”.

    Nga kjo ministri thanë se vendimi është pjesë e një riorganizimi të brendshëm të rrjetit diplomatik të Sllovakisë.

    “Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, bazuar edhe në sqarimet e këtij njoftimi, vlerëson se vendimi është pjesë e një riorganizimi të brendshëm të rrjetit diplomatik të Sllovakisë. Ristrukturimet e tilla të rrjeteve diplomatike në përputhje me objektivat strategjik dhe resurset e kufizuara janë evidente edhe në shtete të tjera. Kosova mbetet e përkushtuar për të ruajtur dhe forcuar marrëdhëniet që ka zhvilluar me Sllovakinë qoftë përmes zyrës ndërlidhëse qoftë përmes takimeve në forume të tjera në nivel rajonal, evropian dhe global”, thuhet në këtë përgjigje të MPJD-së.

    E sipas njoftimit të Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Prishtinë, pas mbylljes, shërbimet për qytetarë dhe raportet diplomatike do të mbahen nga ambasadat sllovake në shtetet fqinje.

    “Deri më 31 dhjetor 2024, ambasadat sllovake në Danimarkë dhe Norvegji, konsullatat e përgjithshme në Krakov dhe Shën Petersburg dhe zyrat ndërlidhëse në Kosovë do të mbyllen. Megjithatë, shërbimet për qytetarët sllovakë dhe marrëdhëniet diplomatike do të mbahen në kuadër të operacioneve nga ambasadat sllovake në vendet fqinje”, thuhet në njoftimin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Prishtinë.

    Artikuj të ngjashëm

    “Shqiptarët i kemi miq, por vendimi është diplomatik“- Presidenti sllovak për mosnjohjen e Kosovës

    Më 31 dhjetor Sllovakia e mbyll zyrën ndërlidhëse në Kosovë

    Kryeministri sllovak kthehet në punë pas atentatit 

    Të Fundit

    Shefi i Këshillit Evropian takohet me liderët e rajonit, në Prishtinë vetëm me Presidenten Osmani

    Egzon Pacolli i LDK’së akuzon ministrin Elbert Krasniqi për shpërdorim: 750 litra naftë për një muaj – këta edhe në naftë vjedhin

    Veliaj nga paraburgimi bën thirrje për mbështetje të Edi Ramës

    KFOR-i zhvillon trajnim për kontrollin e turmave dhe trazirave në Kosovë

    Tragjedia te Rruga B, Prokuroria nis hetim për rrethanat e vdekjes së dizejnatorit kosovar

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.