Një skiator britanik është gjetur i vdekur në fund të një shkëmbi pranë vendpushimit të skive Avoriaz në Alpet franceze, kanë konfirmuar zyrtarët lokalë.
Trupi i 23-vjeçarit, i cili ende nuk është identifikuar zyrtarisht, u gjet të hënën në fund të një shkëmbi pranë qytetit Morzine, në rajonin Portes du Soleil, shkruan The Guardian.
Prokurori Xavier Goux-Thiercelin, konfirmoi vdekjen të premten dhe forcat e policisë lokale po udhëheqin një hetim për të përcaktuar rrethanat e vdekjes së skiatorit.
Sipas mediave lokale, besohet se burri vdiq pasi ra aksidentalisht nga shkëmbi më 16 shkurt.