Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Skandaloze: Haga s’ia lejon avokat Artan Qerkinin, Fadil Fazliu insiston përmes letrës drejtuar Gjykatës

    18/06/2025 21:02
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Për herë të parë, koordinatoren e bastisjeve nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), Fadil Fazliu e pa mëngjesin e 12 shtatorit 2023, në ora 7 e 10 minuta.

    Para se t’u nënshtrohej kontrolleve të Prokurorisë, Fazliu e thirri avokatin Artan Qerkini në 7 e 20 me telefonin e tij, dhe sërish me telefonin e hetueses në 7 e 29.

    Si në ato 3 orë e gjysmë, Fazliu po do që Qerkini t’ia përcjellë dhe mbrojë të gjithë gjykimin që pritet të nisë ndaj tij dhe katërshes Thaçi, Smakaj, Kilaj e Kuçi në vjeshtën e 2025-ës, andaj edhe pas vendimit refuzues të Regjistrit, e ka shkruar një letër insistuese drejtuar Gjykatës.

    Regjistri e refuzon këtë mundësi për shkak të mbrojtjes që Qerkini i ofroi edhe Bashkim Smakajt, të bashkë-akuzuarit të Fazliut, gjatë bastisjes në fund-tetor 2023.

    Klan Kosova mëson se Bashkim Smakaj ka shprehur gatishmëri ta japë edhe zyrtarisht një pëlqim për caktimin e Qerkinit si bashkë-mbrojtës të Fazliut.

    Ky i fundit aktualisht ka avokat kryesor ish-mbrojtësin e Rexhep Selimit, David Young.

    Ky është rasti i dytë i refuzimit të Speciales për caktim avokati, pasi Vekatesfari Alagendra nuk ishte lënë ta mbrojë Salih Mustafën ndërkohë që udhëheq ekipin e Jakup Krasniqit.

    Artikuj të ngjashëm

    Gucati në takim me deputetin zviceran flasin për procesin gjyqësor në Hagë: Kjo gjykatë po vepron në mënyrë të padrejtë

    Përfundimi i gjykimit në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, Trendafilova: Është herët të parashikohet

    Avokati Skender Musa për dëshmitarët në Hagë: Ku është keqtrajtimi kur dëshmitari thotë se m’kanë qit çaj rusi e ma kanë prish lukthin?

    Të Fundit

    Mostbet Casino Mostbet Türkiye Giriş: Resmi Sitesi”

    Trump: Duhej të më jepnin çmimin Nobel për dialogun Kosovë-Serbi

    Dy ish-banorët e BBVK po zyrtarizojnë romancën?

    Kallas: Veprimet e Izraelit në Gaza nuk janë në përputhje me parimet e BE-së

    Vuçiq paralajmëron “ndryshime të mëdha” në ushtri: Pjesa më e madhe e pajisjeve është blerë në fshehtësi

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.