Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Skandali me rezervat shtetërore”, kaq vota mori Rozeta Hajdari

    22/02/2025 18:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministrja e Industrisë, Ndëmrarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, rrezikon të mos bëhet deputete, edhe pse Lëvizja Vetëvendosje i kishte dhënë një numër goxha lartë në listën e tyre për zgjedhjet e nëntë shkurtit. Anise kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk e ndëshkoi për skandalin e rezervave shtetërore, një gjë të tillë e bëri elektorati, duke i dhënë vetëm rreth 14 mijë e 300 vota.

    Kurti, jo vetëm që nuk e kishte ndëshkuar, por e kishte mbrojtur ministren në detyrë pasi Nacionale kishte publikuar audio-incizime që dëshmonin skandalin me rezervat shtetërore.

    Madje ai kishte xhiruar një video, të cilën më pas do ta publikonte në Facebook, e ku mes tjerash deklarohej se “i beson plotësisht ministres Hajdari”.

    “Nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi. Unë kam besim të plotë në Ministren Rozeta Hajdari dhe në punën e saj. Pas luftës në Ukrainë, kur kishte krizë globale, ministria që ajo drejton, i ka blerë rezervat dhe i ka mbushur depot në një kohë kur të gjithë kufijtë ishin mbyllur e pothuajse të gjitha shtetet kishin ndaluar eksportin” – thoshte Kurti.

    Derisa Rozeta Hajdari u ndëshkua me një numër të vogël të votave, që ia rrezikon ulësen në Kuvendin e Kosovës, Kurtit po i kërkohet të dëshmojë në Prokurorinë Speciale, e cila po e heton skandalin.

    Gjykata Themelore në Prishtinë para pak ditësh konfirmoi se kanë pranuar kërkesë nga Prokuroria Speciale, lidhur me refuzimin e Kurtit për intervistim.

    Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata që Kurti të urdhërohet për të shkuar për të dëshmuar. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi.

    “Konfirmojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka pranuar kërkesën në fjalë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e njëjta është duke u shqyrtuar nga gjykata” – tha ajo.

    Artikuj të ngjashëm

    Liburn Aliu tregon pse nuk është në listën e VV-së

    MINT-i i njofton bizneset për skemën e grandeve prej 1.9 milionë euro

    Sekuestrohen rreth 3 mijë libra shkollorë, dyshohet se ishin prodhuar pa të drejtë autoriale

    Të Fundit

    Aksident në Suharekë, vetura përfundon brenda një lokali

    Kurti: Paga mesatare në sektorin privat u rrit për 50% në vitit 2024, në krahasim më katër vjet me parë

    Zemaj me akuza të forta: Dejona Mihali e mëson çka me fol kryeministrin Kurti

    Paçarizi: Bislimi sot foli me Serbinë në emër të Kosovës – s’ka legjitimitet për këtë

    Bashkë apo të ndarë? Alba zbulon raportin me Limin pas Ferma VIP

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.