Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Skandali i “Jumbo” në Kosovë, biznesi i oligarkëve Saimir Mane e Arsim Papraniku terrorizojnë lehonën

    07/05/2024 17:08
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Dy ditë pas lindjes së fëmijës një grua është larguar nga puna. I është bërë presion brutal që të jepte dorëheqje vullnetare, në mënyrë që firma të mos ia paguante rrogat e lehonisë. Ky skandal ka ndodhur në kompaninë me qarkullim multimilionësh të oligarkëve Samir Mane e Arsim Papraniku. Në kompaninë Jumbo.

    Dy ditë pas gëzimit të madh të jetës, lindjes së fëmijës, një ish-punëtore e “Kid Zone Kosova”, me emrin tregtar “Jumbo”, është ftuar në zyre nga ish-shefat e saj.

    Ajo mendonte se takimi me eprorët do të zhvillohej në zyre, mirëpo atë e dërguan në një magazinë. Ajo ka rrëfyer se për tri orë rresht i është bërë presion nga ish-eprorët.

    Ish-shefat i bënin presion që të nënshkruante një dokument se po largohej vullnetarisht nga puna. E akuzonin kinse për një vjedhje 5 mijë euroshe, për të cilën nuk e kishin denoncuar në Polici.

    Ish-shefat e saj të “Jumbos” kishin kryer punë përmes presionit.

    Ish-punëtorja Albenita Zogaj nga frika prej presionit se do ta dërgonin në burg dhe nuk do ta shihte më fëmijën e saj që e kishte lindur para dy ditëve, kishte nënshkruar çdo dokument që iu kishte ofruar nga ish-shefat që i bërtisnin tërë kohën.

    Të martën, “Insajderi” raporton se përgjegjësit e kompanisë “Jumbo” nuk i kanë kthyer përgjigje gazetës tash e një javë nga dërgimi i pyetjeve. Ata janë pyetur lidhur me deklarimet e ish-punëtores Zogaj, e cila u largua nga puna vetëm dy ditë pas lindjes së fëmijës.

    Presioni brutal

    Kompania “Jumbo”, është në pronësi të dy oligarkëve, Samir Manes nga Shqipëria e Arsim Papranikut nga Kosova. Mane promovon publikisht krijimin e një ambienti të dinjitetshëm të punës për punëmarrësit, ndërsa oligarku Papraniku është respektuar lartë nga institucionet e Kosovës.

    Papraniku është nderuar me titullin Konsull Nderi i Kosovës në Republikën e Maqedonisë. Titulli i është dhënë nga ish-kryeministri Haradinaj. Nuk ka ndonjë njoftim zyrtar që Qeveria Kurti ia ka hequr oligarkut Papraniku këtë titull.

    Rrëfimi i ish-punëtorës së tyre, Albenita Zogaj, dëshmon se biznesi i dyshes janë duke i terrorizuar punëtorët.

    Zogaj ka dëshmuar në një intervistë për “Betimi për Drejtësi”, se ish-shefat e saj në “Jumbo”, kanë bërë çmos që asaj të mos i paguhej pushimi i lehonisë që i takon me ligj. Kanë shkuar deri në mbajtjen peng për disa orë rresht në një magazinë të “Jumbo”.

    Zogaj ishte punësuar para pesë viteve në këtë kompani. Njëherë si arkatare. Më pas u avancua në mbikëqyrëse të arkave.

    Por, problemet me firmën “Jumbo”, i ishin shfaqur për shkak të shtatzënisë së saj. Kishte punuar në firmë deri 5 ditë para lindjes.

    Kishte lindur fëmijën me datën 6 nëntor 2023.

    Ishte këshilluar nga gjinekologia që për 10 ditë duhet të qëndroj e shtrirë dhe nuk guxon të rrijë as ulur e as në këmbë.

    Ky rekomandim i mjekës nuk i kishte bërë përshtypje ish-shefave të saj. Vetëm dy ditë pas lindjes e kishin ftuar që vinte në zyrë në Prishtinë.

    Ishte detyruar që ta linte foshnjën te një familjar dhe t’i përgjigjej urdhrit të ish-shefave.

    “Më kanë akuzu se e kam keqpërdor detyrën. Më kanë thënë që “ne kemi bisedu me policinë dhe nëse ti nuk i nënshkruan dokumentet që ne kemi me ti dhënë, ti nuk i sheh fëmijët e tu për shtatë vjet”, ka rrëfyer Zogaj për “Betimi për Drejtësi”.

    “Në këtë moment më kanë thënë që vjen policia edhe nuk e sheh më kërkon. Kam kërku me dalë, nuk më kanë lanë. Është një far magazine në katin e dytë, me një nga punëtorët aty më kanë çu në magazinë dhe më kanë mbajt për 3 orë. As nuk kam pas të drejtë telefonin, as nuk janë shqetësu për gjendjen tem, asnjë send”, pohoi Zogaj.

    Ish-shefat e saj kishin bërë gati dokumentet se ku theksohej se Zogaj po jep dorëheqje me vetedëshirë.

    Ndonëse e frikësuan me akuzat për vjedhje me qëllim që ta bindin që të jepte dorëheqje nga frika, menaxhmenti i “Jumbo”, asnjëherë nuk e denoncoi Zogajn në polici për vjedhje.

    Inspektoriati i Punës gjobitë Jumbo’n

    Zogaj më pas kishte vendosur që të ankohej të institucionet. Te Inspektorati i Punës. Ky organ i kishte shqiptuar kompanisë “Kid Zone Kosova”, me emrin tregtar “Jumbo”, një gjobë prej 2 mijë eurosh.

    Gjoba prej 2 mijë eurosh dëshmon se kompania Jumbo kishte larguar padrejtësisht nga puna Zogajn, me qëllim që të shmangte pagesës e pushimit të lehonisë.

    Fillimisht, Inspektorati Qendror i Punës kishte kërkuar nga “Jumbo”, që ta respektonte Ligjin e Punës. Ia kishte rikujtuar se është e kundërligjshme që t’i shkëputet lehonës marrëdhënia e punës.

    Kërkesën ia kishte bërë me datën 14 dhjetor të vitit të kaluar. Shefat e Jumbo’s kishin shpërfillur kërkesën e Inspektoratit për ta respektuar ligjin duke e kthyer në punë ish-punëtorën Zogaj.

    Disa ditë më vonë, më 26 dhjetor të vitit të kaluar, Inspektoriati i Punës kishte shqiptuar gjobë ndaj firmës “Jumbo”, meqë nuk kishte dhënë indikacione se është e interesuar që ta respektoj Ligjin e Punës.

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.