Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Skandal në aeroport, Bebe Rexhës i ndalohet hyrja në aeroplan veç pse i foli në shqip sigurimit – shfaqet duke qarë

    17/08/2024 17:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një skandal i paprecedentë ka ndodhur në një nga fluturimet e kompanisë gjermane të fluturimit “Lufthansa”.

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është ndaluar agjenti i sigurimit të aeroplanit veçse i ka folur në gjuhën shqipe, duke menduar se ai ishte shqiptar.

    Artistja interpretuese e hitit “I’m A Mess” publikoi një video në InstaStory, ku shihej duke qarë me dënesë në aeroport.

    “Lufthansa jam kërcënuar sepse mendoja se agjenti i sigurimit ishte shqiptar. Unë fola me të në shqip duke e pyetur se ku ta marr biletën time dhe tani ai më ndalon fluturimin”, ka shkruar Bebe Rexha në video

    Artistja ka qenë në Riad të Arabisë Saudite, pasi ka qenë e ftuar për të performuar në festivalin ‘MDL Beast’, dhe ishte në rrugën e saj duke u kthyer për në shtëpi, në Los Angeles – kur ndodhi ky skandal.

    E njëjta më pas, bëri edhe një reagim me shkrim duke shpejguar qartazi situatën dhe duke shprehur indinjatën e saj ndaj kompanisë së fluturimit.

    “Unë besoj se ky është një akt urrejtjeje ndaj meje sepse jam shqiptare. Ai nuk më lejoi të marr emrin e tij. Vazhdonte të më abuzonte mendërisht për të më bërë të ndihem se ishte më i fuqishëm se sa ishte në të vërtetë. Asnjë nga gratë në @Lufthansa nuk ndërhyri apo nuk tha diçka. Ai nuk do të më jepte emrin e tij, por sapo zbulova se punon për ATSG, një kompani shërbimesh për kontrollin e dokumenteve e punësuar nga Lufthansa”, shkroi artistja me nam botëror në InstaStory.

    Foto: Bebe Rexha/InstaStory

    Kjo nuk është hera e parë që artistja çon pluhur me idenitetin e saj shqiptar, pasi javë më parë ajo shkaktoi një “tërmet” në mediat ballkanase, kur i quajti Shqipëri të gjitha trevat shqiptare si: Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Preshevën.

    Foto: Bebe Rexha/Instagram

    Kjo ndodhi gjatë një vizite në vendlindjen e babait të saj, Dibër – vend të cilin e vizitoi pas 12 vitesh

    Artikuj të ngjashëm

    U kritikua sërish për peshën, Bebe Rexha zbulon: Isha shtatzënë por nuk funksionoi…

    Sot feston ditëlindjen Bebe Rexha, kaq vite mbushi

    Kjo është pasuria e Bebe Rexhës

    Të Fundit

    Tahiri: Pushteti aktual do që ta shtyjë çdo zhvillim deri në zgjedhjet lokale, kampi ish-opozitar t’i ndërmarrë këto tri veprime që tani

    Osmani: E ardhmja jonë si shoqëri matet me mënyrën si i trajtojmë fëmijët

    Vjen në Kosovë edhe Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s

    Rizvanolli: KEK-u ka nisur furnizimin me energji për ndërmarrjet në tregun e lirë

    Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.