Skandal: Misioni i OSBE-së i drejtohet Kosovës me “Kosovo and Metohija”

Misioni i OSBE-së përmes në njoftimi për media të lëshuar sot kanë bërë të ditur se në rrethanat aktuale përfshirë edhe pandeminë, është e pamundur që misioni të merret me grumbullimin e votave për referendumin e Serbisë në Republikën e Kosovës.

Këtë e kanë thënë duke argumentuar se për t’u marrë me grumbullimin e votave duhet pajtimi i të gjitha palëve, dhe thonë se në mungesë të kësaj, misioni nuk mund të realizoj një operacion të tillë.

Një qëndrim të tillë OSBE-ja thotë se ia ka bërë të qartë të gjitha palëve. 

Mirëpo ajo që bie në sy është se si ky mision i drejtohet Kosovës me “Kosovo and Metohija”.

Qëndrimi zyrtar i Qeverisë së Kosovës është që serbët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë me postë ose në zyrën ndërlidhëse, derisa ndërkombëtarët kanë insistuar që votimi duhet realizuar sikur në praktikat e kaluara ku OSBE-ja ka mbledhur votat.

Lidhur me referendumin, aktualisht në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur një seancë ku pritet nxjerrja e një rezolute për referendumin e Serbisë në Kosovë.

Seanca është ftuar nga kryeministri Albin Kurti.

Reklama