Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    S’ka më fushatë te mërgimtarët në Gjermani, Ambasada: Me Kosovën jemi aleatë, presim respektim të rregullores

    21/11/2024 17:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Partitë politike në Kosovë dhe zyrtarë të Qeverisë Kurti s’do të mund të organizojnë më tubime elektorale në tokën gjermane. Kështu ka bërë të ditur ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde. Rohde ka rikujtuar ligjin gjerman që s’lejon aktivitete elektorale të shteteve të tjera në tokën gjermane, nëse kanë mbetur edhe më pak se tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve në vendin respektiv, në këtë rast Kosovën.

    Është kontaktuar Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë, për t’i pyetur se pse ambasadori Rohde po e nënvizon dhe specifikon një rregullore të tillë vetëm për zgjedhjet e 9 shkurtit. Sebastian Leuschner nga Ambasada e Gjermanisë ka sqaruar se rregullorja gjermane për “takimet zyrtarëve të huaj me elektoratin e diasporës në Gjermani” daton nga viti 2022, prandaj ambasadori Rohde e ka nënvizuar se ajo vlenë për zgjedhjet që vijnë.

    “Formalizimi i fundit i rregullores aktuale në lidhje me takimet e zyrtarëve të huaj me elektoratin e diasporës në Gjermani daton që nga viti 2022. Prandaj, Ambasadori saktë nënvizon vlefshmërinë e saj për periudhën e ardhshme zgjedhore”, ka theksuar Leuschner.

    Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe Ambasada e Kosovës në Berlin janë informuar disa muaj më parë për rregulloren përkatëse gjermane sa i përket fushatave të huaja zgjedhore në Gjermani.

    Leuschner ka thënë se deklarata e ambasadorit Rohde është një kujtesë miqësore e rregullores së Gjermanisë dhe ka thënë se meqë deri në zgjedhjet e përgjithshme kanë mbetur më pak se 3 muaj, Gjermania s’mund të japë më leje për zhvillim të fushatave në tokën gjermane.

    “Sipas rregullores gjermane, ngjarjet e fushatës së përfaqësuesve të vendeve të huaja kanë nevojë për leje nga qeveria gjermane para ngjarje të tilla. Në përgjithësi, lejet do të jepen vetëm deri në tre muaj përpara zgjedhjeve përkatëse. Pasi që zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë do të mbahen për më pak se 3 muaj, leja në përgjithësi nuk mund të jepet më. Deklarata duhet parë si një kujtesë miqësore e rregullores sonë”, ka thënë ai tutje.

    Ky zyrtar i Ambasadës Gjermane ka sqaruar se kjo rregullore s’ndërlidhet me zgjedhjet që do të mbahen në Gjermani po ashtu në muajin shkurt. Sa i përket mundësisë së mosrespektimit të një rregulloreje të tillë, nga Ambasada Gjermane kanë thënë se Gjermania dhe Kosova janë aleatë të ngushtë dhe se kanë besim që të gjithë aktorët politikë në Kosovë do të respektojnë rregulloren gjermane për çështjen e zgjedhjeve, transmeton expres.

    “Gjermania dhe Kosova janë partnerë të ngushtë. Në këtë sfond, ne jemi të bindur se të gjithë aktorët politikë kosovarë do të respektojnë rregulloren gjermane në lidhje me fushatat e huaja zgjedhore në tokën gjermane”, ka përfunduar Sebastian Leuschner.

    Artikuj të ngjashëm

    Ndërkombëtarët kërkojnë konstituim, Rohde: Në politikë duhet kompromisi, duhet zgjidhja

    Kështu e komenton ambasadori Rohde propozimin e Albulena Haxhiut për kryekuvendare

    Rohde e uron komandantin e ri të KFOR-it gjerman: Ruhet paqja dhe stabiliteti në Kosovë

    Të Fundit

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.