Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    “S’ka konsensus për statusin kandidat”, Orav: Ura e Ibrit të hapet në bashkëpunim me BE 

    01/11/2024 21:13
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kosova e ka detyrim themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Këtë fakt e ka bërë të ditur Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

    Ai thekson se Asociacioni është një nga marrëveshjet e dialogut që është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2013 dhe si i tillë duhet të zbatohet pa vonesa.

    “Gjatë këtyre viteve kur Kosova dhe Serbia po negociojnë në këtë proces të dialogut, janë arritur disa marrëveshje, dhe Asociacioni i shumicës serbe komunave është një nga marrëveshjet. Mendoj se vetëm një marrëveshje është ratifikuar nga parlamenti i Kosovës me shumicë dy të tretat e votave. Dhe është një detyrim ligjor për ta bërë atë, dhe për ta zbatuar atë, pra si në latinisht ‘Pacta sunt servanda’ [marrëveshjet duhet të respektohen], kështu që marrëveshjet duhet të respektohen dhe zbatohen”, tha Aivo Orav, Shefi i zyrës së BE në Kosovë.

    Orav nënvizon faktin se Kosova dhe Serbia të zbatojnë detyrimet nga marrëveshjet e dialogut dhe një gjë e tillë theksohet edhe në Raportin për Kosovën. 

    “E vërtetë, nuk është vetëm raporti i këtij viti që merret me dialogun por edhe raporti i mëparshëm është marrë me dialogun, sepse fillimisht Serbia dhe Kosova janë pajtuar për normalizimin e marrëdhënieve dhe Bashkimi Evropian në mënyrë aktive po e lehtëson këtë proces. Kështu që ka shumë më tepër se çfarë duhet bërë, dhe kaq shumë nga këto detyrime janë në një marrëveshje reciproke të cilat duhet të zbatohen. Është absolutisht e qartë”, deklaroi Orav.

    Duke folur për Raportin e Komisionit Evropian, Orav deklaron se Kosova ka bërë progres të kufizuar në reformën në drejtësi.

    “Nuk ka ngecje në këtë raport, por në disa raste, po, kemi përmendur se është bërë vetëm progres i kufizuar, por është prapë progres, por ende pak gjëra duhen bërë, dhe këtu mund të përmend ndoshta reformën në drejtësi kur ende ka pak gjëra që duhen bërë. Dhe gjithashtu liria e medias, në përgjithësi ka liri të medias, mjedisi mediatik është shumë pluralist, por më pas ka pikëpyetje për pronësinë, transparencën dhe financimin e medias, ku ende ka shumë për të bërë”, shtoi Orav.

    Duke përmendur Raportin e progresit për vendin, ambasadori Orav, thotë se Kosova ka pasur përparim të mirë në disa fusha, shkruan A2. Ai theksoi funksionimin e mirë të liberalizimit të vizave, afrimin e politikës së jashtme të Kosovës me Bashkimin Evropian, agjendën e reformave dhe zhbllokimin e vendimmarrjes në CEFTA. Në anën tjetër, Orav e konsideron të domosdoshme koordinimin e qeverisë me aleatë sa i përket hapjes së Urës së Ibrit

    “Nuk dua të them kështu se kjo urë është problem për Bashkimin Evropian. Por, po, kjo urë është diçka që të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet në Kosovë po flasin për këtë urë. Dhe tani, shpresojmë shumë që nëse hapja e urës do të bëhet, atëherë kjo do të bëhet në një bashkëpunim shumë të ngushtë me Bashkimin Evropian, me komunitetin ndërkombëtar dhe më vjen mirë që i kemi ato angazhime nga qeveria”, deklaron Orav.

    Sa i përket aplikimit të Kosovës për marrjen e statusit vend-kandidat për anëtarësim në BE, Orav thotë se deri tani s’ka një konsensus të vendeve anëtare të BE-së për dhënien e dritës së gjelbër ndaj Kosovës./Kosovapress/

    Artikuj të ngjashëm

    Kush po e teston Urën e Ibrit? Kastrati: Është qesharake të mos dijë Qeveria për këtë rast

    Tetë vjet nga rrënimi i murit në veri të Mitrovicës

    Kurti në Financial Times flet për Urën e Ibrit: Një urë normale është e hapur

    Të Fundit

    Online Internet Casinos With Keep What You Win No Deposit Bonuses Inside 2024

    “mostbet Withdrawal Guide

    22bet Magyarország Hivatalos 22bet Fogadási És Kaszinó Oldal

    Rusët grumbullohen në kufi, Finlanda shton forcat rezerviste dhe porosit 64 F-35 nga SHBA

    Nesër përpjekja e 37-të për konstituimin e Kuvendit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.