Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    S’ka fushatë në tokën gjermane për partitë nga Kosova

    19/11/2024 21:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Partia në pushtet por edhe subjekte tjera politike kanë nisur fushatën paraelektorale me diasporën kosovare. Kjo ka bërë që të reagojë ambasadori gjerman, i cili tha se kanë informuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës se nuk do të lejojnë një gjë të tillë në tokën gjermane.

    Partitë politike në Kosovë, ka shtuar aktivitetet me mërgatën në vendet e BE-së.

    Por, takime të tilla me gjasë nuk do të ketë më në Gjermani.

    Ky shtet ka bërë të ditur se do të kufizojë tubimet e partive politike që kanë të bëjnë me zgjedhjet e 9 shkurtit.

    “Në lidhje me zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Kosovë, ne kemi informuar Ministrinë e Jashtme dhe partitë politike për rregulloren tonë specifike. Kjo ka të bëjë me ngjarjet e fushatës për zgjedhjet në Kosovë që zhvillohen në tokën gjermane. Rregullorja parashikon ndër të tjera se leja nuk do të jepet nëse ngjarja e fushatës zhvillohet brenda një periudhe prej më pak se tre muajsh përpara datës së zgjedhjeve në vendin përkatës, ka shkruar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

    Tëvë1 ka kërkuar të dijë nga Ministria e Punëve të Jashtme, se çfarë ankesash kanë marrë nga shteti gjerman, por që deri në publikimin e kronikës nuk ka pasur përgjigje.

    Po ashtu, as partitë në vend nuk kanë qenë të qasshme për të treguar se a do të kenë më takime me mërgatën.

    E ish-diplomati kosovar në Berlin, Blerim Canaj vlerëson se ka indikacione që Gjermania mund edhe t’ia ndalojë Kosovës mbajtjen e zgjedhjeve atje.

    “Diplomatët të cilët janë deleguar atje, nuk po them të gjithë por shumica është parë që nga fillimi që janë dërguar më shumë diplomatë partiakë të cilët më shumë do të kenë interesim që të merren me zgjedhjet sesa të kryejnë punën për të cilën delegohen. Të ju them të drejtën shumë shtete këtë e marrin si ofendim edhe pse nuk e thonë për shkak se nuk mund ti ta shfrytëzosh pozicionin e till për krejt diçka tjetër”, ka thënë Canaj.

    Këtë e sheh të dëmshme edhe politologu, Albinot Maloku i cili vlerëson se me këto veprime po keqpërdoren edhe asetet shtetërore nga ana e pushtetit.

    “Keqpërdorimi i cili po e bën pushteti duke shfrytëzuar mundësinë e vet është i gjithanshëm dhe shumë përfshirës, kjo është jashtëzakonisht e dëmshme për Republikën e Kosovës, për sistemin juridik ligjor dhe shtetëror të vendit mirëpo për këtë pushteti aktual nuk është duke u mërzit dhe kjo është e dhimbshme, ka kepërdorim që nuk mbahet mend të ketë pasurn donjëherë në Republikën e Kosovës sikur tani”, ka thënë Maloku.

    Artikuj të ngjashëm

    Nga janari deri në korrik, diaspora solli kesh në Kosovë plote 754 milionë euro

    LDK premton themelimin e “Agjencionit për Mërgatën” në kuadër të “Qeverisë së re”

    Kurti zhvillon takim me mërgatën në Austri, u kërkon investime në Kosovë

    Të Fundit

    Seanca e radhës në rastin e Liridona Ademajt mbahet më 4 qershor

    Teksa Luis Enrique po fliste për vajzen e tij të ndjerë, gazetarja italiane nuk mund t’i ndalte lotët

    Tentim grabitje në Obiliq, punëtori i pompës pëson lëndime trupore

    Shtetases së huaj në Malishevë i vidhet në veturë çanta me dokumente dhe para

    Rrahje me sëpatë në Frashër të Mitrovicës, katër të arrestuar

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.