Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Sizmiologu Dushi flet pas tërmetit, jep lajmin e frikshëm: Pritet të ketë edhe goditje të tjera

    23/04/2022 08:51
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sizmiologu Edmond Dushi ka thënë tërmeti i fuqishëm në Bonje-Hercegovinë që u ndje edhe në Shqipëri, ka qenë goditja kryesore.

    Sipas tij, tërmeti është ndjerë në të gjitha vendet e Ballkanit.

    “Ka prekur vendet kufitare me vatrën, Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë por është ndjerë pothuajse në gjithë pjesën e Ballkanit, në pjesën veriore dhe veriperëndimore. Magnitudë paraprake 6 e shkallës Rihter dhe jemi duke pritur akoma një version të fundit për magnitudën, por duket qartë që është një tërmet i cekët dhe për rrjedhojë ka shkaktuar dhe një ndjeshmëri të konsiderueshme”, tha ai.

    Sipas Dushit, pritet të ketë goditje të tjera, por në magnitudë më të ulët që mund të ndihen vetëm në zonat pranë vatrës së tërmetit.

    “Kjo është goditja kryesore, jemi duke pritur është versioni paraprak që jep sistemi i IGJEUM. Ndërkohë jemi duke pritur version përfundimtar të vlerësimit të magnitudës dhe epiqendrës së tij, por është goditja kryesore dhe është ndjerë goxha gjatë për shkak të pranisë së valës sipërfaqësore që tregon që është një vatër e cekët.Kjo duket të jetë goditja kryesore, atëherë gjithë pasgoditjet pritet të kenë një magnitudë më të ulët se sa goditja kryesore që do të thotë nuk do të ndihen, nuk do të kenë ndjeshmëri, do të ndihen vetëm lokalisht në zonën e vatrës së tërmeti”.

    “Në rast se do të kemi goditje të cilat do të kenë magnitudë të krahasueshme, atëherë përsëri mund të kemi efekte por që duke marrë shkas nga fakti që kjo është një goditje kryesore deri tani, ne presim që të gjitha pasgoditjet të kenë një intensitet më të ulët përsa i përket ndjeshmërisë”, u shpreh tutje ai./klantv

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.