Situata në Aeroportin e Kabulit, ish-marinsi: E tmerrshme, avioni u largua vetëm me gruan time në bord

Një ish-ushtar i Marinës Britanike, i quajtur Paul Farthing, ka denoncuar atë që po ndodh në Aeroportin e Kabulit.

Ai ka thënë se një avion ushtarak, i nisur nga Norvegjia është kthyer vetëm me gruan e tij në bord nga Afganistani.

Ai tha se vetë ka vendosur të qëndrojë në Kabul, ndërsa është i lumtur që familja po ikën prej andej.

Burri edhe pse i gëzuar për shpëtimin e familjarëve, shprehu hidhërimin për situatën aktuale dhe faktin që avioni u nis bosh, ndërsa mijëra qytetarë prisnin me dëshpërim për t’u larguar.

“Situata është tronditëse, ne s’mund t’i lemë gjërat kështu. Jam dëshmitar i ngjarjeve të tmerrshme”, tha ish-ushtari, shkruan skynews.

Reklama