Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Sindikata e RTK-së paralajmëron protestë dhe bojkot të mbulimit politik

    29/07/2025 11:34
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sindikata e Punëtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës (SPERTK) ka paralajmëruar protestë më 6 gusht dhe radikalizim të veprimeve sindikale si reagim ndaj mungesës së alokimit të buxhetit për gjashtëmujorin e dytë të vitit.

    Sipas SPERTK-së, deri më sot, më 29 korrik, institucionet përkatëse ende nuk kanë siguruar fondet e nevojshme për funksionimin e RTK-së, çka, sipas tyre, e ka vënë në rrezik serioz vazhdimësinë e transmetuesit publik dhe të drejtën për informim të qytetarëve.

    “Institucionet kanë vazhduar me heshtje dhe neglizhencë, duke lënë punëtorët pa siguri dhe RTK-në në prag të kolapsit total”, thuhet në reagimin e Sindikatës.

    Protesta do të nisë më 6 gusht dhe do të shënojë fillimin e një serie veprimesh të organizuara për të mbrojtur, siç thuhet, të drejtat e punëtorëve dhe ekzistencën e RTK-së si medium publik dhe shtetëror. Në ditën e protestës pritet të publikohen edhe pikat konkrete të planit të veprimit.

    SPERTK ka paralajmëruar gjithashtu bojkot të mbulimit të ngjarjeve politike, në rast se mungesa e mbështetjes financiare ndaj RTK-së vazhdon.

    “Për aq kohë sa transmetuesi publik injorohet dhe lihet pa mjete për funksionim, mbulimi i ngjarjeve politike do të bojkotohet”, thekson Sindikata.

    Sindikata gjithashtu ka bërë të ditur se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër akterëve institucionalë që kanë ndikuar në krijimin e kësaj gjendjeje, për shkelje të ligjit dhe cenim të së drejtës për pagë dhe punë.

    Në fund, SPERTK u ka bërë thirrje organizatave sindikale, shoqërisë civile dhe të gjithë punëtorëve të RTK-së që të bashkohen dhe të përkrahin protestën.

    “Vetëm të bashkuar mund të mbrojmë të drejtat tona dhe të sigurojmë të ardhmen e transmetuesit tonë publik”, përfundon reagimi i Sindikatës së RTK-së.

    Artikuj të ngjashëm

    Mërgimtari nga Zvicra: Tash e dy ditë jemi pa ujë në fshat, as sytë s’ke si i pastron

    Starmer paralajmëroi njohjen e Palestinës, reagon Donald Trump

    Theret një person në Lipjan, dorasi dyshohet se sapo ka dalë nga burgu

    Të Fundit

    Mërgimtari nga Zvicra: Tash e dy ditë jemi pa ujë në fshat, as sytë s’ke si i pastron

    Starmer paralajmëroi njohjen e Palestinës, reagon Donald Trump

    Theret një person në Lipjan, dorasi dyshohet se sapo ka dalë nga burgu

    Osmani nga Washingtoni e kërkoi Amerikën në tryezën e Dialogut, BE: Angazhohuni në negociata pa vonesa e parakushte të mëtejshme

    Raportohet për një shpërthim në lagjen ”Tusuz” të Prizrenit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.