Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Sindikata e RTK-së e mirëpret dorëheqjen e Ahmetxhekajt

    07/07/2024 17:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sindikata e Pavarur e RTK-së ka mirëpritur dorëheqjen e Shkumbin Ahmetxhekaj nga pozita e drejtorit gjeneral të RTK-së.

    Përmes një komunikate publike, sindikata thotë se “përgjatë këtyre dy vite e gjysmë mandat, z.Ahmetxhekaj ka dështuar pothuajse në të gjitha fushat”.

    “Ka dështuar të krijoj ekip menaxherial profesional e me integritet, duke përzgjedhur brenda tij persona të dëshmuar për veprime joetike e antiligjore. Se bashku me vartësin e tij Arsim Halili kanë persekutuar punëtorët përmes proceseve tendencioze e të montuara, për të cilat veprime RTK është gjobitur nga Inspektorati i Punës në vlerën prej 30 mijë euro.

    Ka dështuar të krijojë raporte korrekte me Sindikatën, duke e degraduar për pesë shkallë dhe  nxjerrë prej zyres kryetarin e Sindikatës së Pavarur të RTK-së, veprim për të cilin ishte gjobitur në vlerën prej 3 mijë euro nga Inspektorati i Punës”.

    Tutje në reagimin e tyre thuhet se Ahmetxhekaj ka dështuar të realizojë reformën organizative aq shumë të nevojshme në Transmetuesin Publik.

    “Ka dështuar ta rregulloj cështjen e pronës dhe financimit të pavarur për RTK. Ajo cka është më e rëndësishmja, ka dështuar të krijoj ambient motivues e bashkëpunues brenda RTK-së. Puna e vetme e mirë e tij përgjatë këtyre dy viteve është dorëheqja, andaj e mirëpresim”.

    Artikuj të ngjashëm

    Sindikata e RTK-së i del në mbrojtje Blerim Haxhiajt pas kritikave që pati për intervistën me Kurtin

    “Gati çdo ditë m’ka ra me kalu ka lokali i Naserit”, ish-drejtori i RTK-së ka disa fjalë për personin që u vra mbrëmë

    RTK-ja detyrohet nga Gjykata ta kthejë në punë Rid Berishën dhe ta kompensojë me 28 mijë euro

    Të Fundit

    Pamje tjera, momenti kur Agon Zejnullahu del nga vetura me duar pas kokës, policët i gjuhen sipër

    Berisha: Në polici ka edhe rrugaçë e militantë primitivë të regjimit të Kurtit që i ka rekrutuar

    Chelsea siguron finalen me stil, pret PSG-në ose Real Madridin

    Disa pushues ia shpëtojnë jetën një kosovari në Velipojë – dalin pamjet

    Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.