Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor: Nuk do ketë paqe sociale në QKUK derisa nuk i trajtoni infermierët me nderë

    08/11/2022 17:27
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK ka kërkuar nga menaxhmenti i SHSKUK-së që t’i trajtojë me dinjitet infermierët.

    Në një letër publike kjo sindikatë ka thënë se pavarësisht se fokusi është te ngjarjet në veri, kërkesat e infermierëve nuk bën të injorohen.

    “Padyshim që është me rëndësi që fokusi i institucioneve të Republikës së Kosovës nuk duhet të zhvendoset nga situata e krijuar në veri, me ç’rast moralisht neve na pamundësohet reagimi”.

    “Mirëpo, kjo nuk do të thotë që ne pajtohemi me inkompetencën dhe vendimet e jashtëligjshme të SHSKUK / QKUK-së, diskriminimin dhe tendencat për denigrim personal dhe profesional të infermierëve në QKUK”.

    Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK ka thënë se nuk do të ketë paqe sociale në këtë institucion derisa të mos u njihet roli i merituar infermierëve.

    “Konsiderojeni veten të njoftuar publikisht që nuk do ketë paqe sociale në QKUK derisa menaxhmenti aktual t’i thërras mendjes, mos të sillet si skllavo-pronar, t’i trajtoj infermierët me nderë dhe respekt ashtu siç e meritojnë dhe t’ua njoh rolin dhe rëndësinë që kanë infermierët për sistemin shëndetësor dhe qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

    Artikuj të ngjashëm

    Punëtorët e sigurimit protestojnë sërish në QKUK – Azemi: Kërkojmë kontrata, dikush po luan me fatin e tyre

    E reja që ra nga lartësia në Fushë Kosovë në gjendje të rëndë – iu nënshtrua një operimi

     Bien nga kati i katërt gjatë pastrimit të dritareve – E reja në gjendje të rëndë

    Të Fundit

    Kos në Shkup lavdëron Shqipërinë për kapitujt me BE-në, përmend edhe Kosovën

    Danimarka merr Presidencën e BE-së, zotohet se do të avancojë negociatat e zgjerimit me Ballkanin Perëndimor

    Vendoset gurthemeli i stacionit policor në Zubin Potok, Sveçla: Sigurisë më të lartë po ia shtojmë edhe infrastrukturën më të mirë

    Arrestohen katër gazetarë të revistës satirike turke “LeMan” në Turqi, publikuan vizatimin e profetit Muhamed

    Samiti për Planin e Rritjes në Shkup, del një fotografi, Kurti e Rama aty, Vuçiq gati të shkojë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.