Sindikata e Policisë së Kosovës, i ka shprehur ngushëllime familjes Lipovica për ndarjen nga jeta të zyrtares policore Tevide Lipovica, lajmin për vdekjen e së cilës kjo sindikatë e ka marr me ‘‘pikëllim të thellë’’.
Në postimin e sindikatës thuhet edhe se, Tevide Lipovica do të kujtohet për përkushtimin dhe sakrificën e saj në shërbim të sigurisë.
Postimi i plotë:
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
E nderuara familje Lipovica, të nderuar kolegë dhe miq,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtares policore Tevide Lipovica. Humbja e saj është e rëndë për familjen, kolegët dhe Policinë e Kosovës.
Në emër të Sindikatës së Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta. Tevide Lipovica do të kujtohet për përkushtimin dhe sakrificën e saj në shërbim të sigurisë.
Qoftë i paharruar kujtimi i saj!
Me respekt,
Sindikata e Policisë së Kosovës