Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Sindikata e Gjykatës i kërkon Ministrisë që të përmirësojë koeficientët për paga

    21/03/2023 10:08
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme t’i korrigjojë listat e pagave të muajit shkurt dhe në pagat për muajin mars ta zbatoj vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës të datës 18.01.2023.

    Në njoftimin e kësaj sindikate thuhet se me listat e pagave të muajit shkurt shumë pozita të stafit të administratës së gjykatave dhe prokurorive kanë pësuar degradim në pozita dhe ulje page.

    “Ministria e Punëve të Brendshme, si hartues i Ligjit për paga në sektorin publik t’i korrigjoj listat e pagave të muajit shkurt pasi shumë pozita të stafit të administratës së gjykatave dhe prokurorive kanë pësuar degradim në pozita për koeficiente dhe ulje page.

    Po ashtu për pagat për muajin mars ta zbatojë vendimin e KGJK-së dt.18.01.2023 pasi është në diskrecion të KGJK-së që pozitat e gjithë të punësuarve t’i klasifikojë sipas vendeve të punës duke mos dalë nga korniza e koeficienteve të përcaktuar nga ana Qeverisë së Republikës respektivisht Ministrisë së Punëve të Brendshme”, njoftimin e kësaj sindikate.

    Kjo sindikatë ka konstatuar se mos zbatimi i vendimit të lartshënuar nga institucionet relevante dhe injorimi i kërkesave të stafit të administratave të gjykatave dhe prokurorive për një pagë të dinjitetshme dhe kushte më të mira të punës- do të detyrojë aktivizimin e grevës e pezulluar kohë më parë.

    Artikuj të ngjashëm

    E la gurbetin pas 22 vitesh dhe u kthye në Kosovë, qytetari investon mbi 50 mijë euro me motora ATV në Istog

    Qytetari kthehet nga mërgimi dhe hap fermën e lopëve: 4000 mijë euro kam fitim vetëm nga qumështi

    Pamje nga grᶏbítjᶏ në një barnatore në Pejë, hᶏjdutí i merr paratë dhe sulɱoɳ punëtoren

    Të Fundit

    Abdixhiku pas takimit: Presim që zgjidhja të bëhet nëpërmjet insistimit për shumicë politike

    Miratohet udhëzuesi rreth zbatimit të Shtesave për Fëmijë dhe Lehona

    Pezullohet një zyrtar korrektues, dyshohet se ka shtënë me armë me gaz

    Policit që rrahu të dyshuarin në Klinë i caktohet 1 muaj paraburgim

    Dy persona vdesin nga zjarri në Spanjë, dy të tjerë nga vapa në Francë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.