Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Sinani e quan Arifin ‘satelit të Beogradit’: Do ta udhëheqim Komunën me Prishtinën e Tiranën

    11/02/2024 21:35
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ardita Sinani, këshilltare e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, që më parë ka shërbyer si kryetare e Komunës së Preshevës, e ka etiketuar kundërshtarin e tij politik Shqiprim Arifin si “satelit të Beogradit”.

    Sinani përmes një postimi në Facebook, të dielën ka treguar për disa takime që ka pasur me bashkëveprimtarët politikë bashkë me deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberin.

    E Sinani ka thënë se do ta udhëheqin komunën me Prishtinën e Tiranën, duke e thumbuar kryetarin aktual Shqiprim Arifin.

    “Vazhduam sot takimet falënderuese me njësitë 7, 8 dhr 9. Bashkë me kryetarin e PVD, Shaip Kamberin e kryetarin e degës në Bujanoc, Ragmi Mustafin, falënderuam bashkveprimtarët e këtyre njësive për angazhimin në betejën e fundit, atë të zgjedhjeve parlamentare”, tha ajo.

    “Në këtë betejë dolëm fitimtarë kundër diskriminimit shtetërorë. Në betejën e rradhës bashkë do të ngadhënjejmë kundër satelitëve të Beogradit. E për të udhëhequr komunën duke bashkëvepruar e bashkërenduar me Tiranën e Prishtinën”, ka thënë ajo.

    Artikuj të ngjashëm

    Sinani: Organi më i lartë i drejtësisë në Serbi po legjitimon spastrimin etnik dhe pasivizimin diskrimues të shqiptarëve të Luginës

    Ardita Sinani pas përfundimit të protestës: Medvegja sot u bë simboli i zërit të çdo shqiptari

    Protesta në Preshevë, Sinani: Betejat tona si shqiptarë do t’i vazhdojmë edhe më tej

    Të Fundit

    Pas alarmit për bombë: Vazhdon tentimi i 42-të për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit

    Çitaku: Edhe më të rrezikshme se kërcënimi me bombë janë prirjet totalitare të LVV-së

    Bekë Berisha tha se do ta votojë cilindo kandidat në votim të hapur, reagon Haradinaj

    Zemaj: Besojmë që VV-ja do ta gjejë mirëkuptimin që ta kryejë procedurën e zgjedhjes së kryeparlamentarit

    Bogujevci thotë se ‘‘procedurat janë shumë të kjarta”: Opozita s’ka votuar, ky është problem i madh

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.