Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Simbol i punës dhe i forcës”, ky është Avdil Ibishi, punëtori me aftësi të kufizuara që pastron Gjilanin

    03/01/2025 09:33
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    I lidhur në një karrocë invalidësh që nga mosha 2 vjeçare, 55 vjecari nga qyteti i Gjilanit, Avdil Ibishi flet për jetën e tij dhe sfidat që ai ka kaluar gjatë këtyre viteve për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

    “Nga mosha dy vjeç e gjysmë jam paralizuar sepse nuk kam qenë i vaksinuar kundër Poliomelitit. Sëmundje e cila tash më është shfaros. Tash e 53 vjet jam i lidhur me karrocë”, thotë Ibishi.

    Ai ka treguar se pavarësisht situatës në të cilën gjendet për gjithë këto vite, ka pasur fatin të gjej një vend pune për të mbajtur familjen e tij.

    “Jam i punësuar në ndërrmarjen “Tregu” në Komunën e Gjilanit. Prej vitit 2009 punoj në hapësirat publike që mirëmbahen në këtë qytet. Ka qenë një pilotprojekt, ku ndërmjetësues kanë qenë “Handikos” dhe Qendra për Punësim. Në atë kohë jam punësuar vetëm për periudhën tre mujore, por falë kolegëve të kompanisë, e kam pas përkrahjen e tyre qind për qind dhe kam vazhduar punën deri më tani”, është shprehur Ibishi.

    Ai ka deklaruar se në fillim nuk e kishte të lehtë të bëj këtë punë për shkak të gjendjes së tij, por me kalimin e kohës, Ibishi ka thënë se është mësuar me këtë.

    “Unë jam adaptuar tash sepse në fillim ka qenë shumë e rëndë, edhe pse për një person me aftësi të kufizuara është mjaftë e vështirë, sepse kjo punë llogaritet punë fizike. Kjo gjë kërkon forcë dhe duhet angazhim në pastrimin e qytetit. Qasja ishte mjaftë e vështirë, por jam adaptuar”, ka rrëfyer Ibishi.

    Gjilanasi me aftësi të kufizuara, Avdil Ibishi njihet si një person shumë pozitiv dhe i motivuar për punë. E motivin për këtë, ai thotë se e gjen në brendësinë e tij dhe besimin ne Zot.

    “Besoj që Zoti ma ka dhënë këtë vullnet sepse me mërzia sjell vetëm sëmundje e nuk sjell asnjë begati. Më duhet me i dhënë vullnet vetës, cdo mëngjes që zgjohem, i lutem Zotit”, u shpreh Ibishi.

    Ibishi gëzon një respekt të madh në Qytetin e Gjilanit. Ai  ka treguar një rast, kur mbeti pa punë për një muaj rresht. Ibishi ka thënë se me ndihmën e qytetarëve dhe shoqërisë civile ka arritur të rikthehet në poziten e tij serish.

    “Qytetarët kanë shumë respekt ndaj meje, por edhe une kam respekti të madh ndaj të gjithë atyre. Më herët kemi qenë me kontratë pune me disa kompani tjera. Një grup i madh i punetorëve të ndërrmarjes “Ekohigjiena” në vitin 2017 janë larguar nga puna. Edhe une kam qenë në atë listë, por presioni i madh i qytetarëve dhe ndihma e madhe edhe prej vet komunës dhe shoqerisë civile kanë bërë të më kthejnë në vendin tim të punës, pas një muaji. U jam mirënjohës shumë qytetarëve të komunës së Gjilanit dhe gjithë anamoravës në përgjithësi”, tha ai.

    Se jemi shoqeri paragjykuese e thotë edhe vet qytetari nga Gjilani, Avdil Ibishi, i cili ka pohuar se ka qenë shpesh pjesë e paragjykimeve, për faktin se këmbët i ka të palëvizshme.

    “Në krashasim me disa komuna tjera, në Gjilan jo që nuk ka paragjykime ndaj nesh por janë shumë paragjyime të vogla. Ketu jemi shumë të respktuar, qytetarët ulen me ne, pin kafe edhe pa na njohur më parë”

    “Më kujtohet një rast gjatë vitit 2003, në një seminar në Gjakovë, organizuar nga Bashkimi Evropian, kur dilnim për shetitje në mbrëmje. Ne, personat me aftësi të kufizuara, ishim në njëren anë të rrugës, ndërsa të tjerët komplet u zhvendosën në anën tjetër. Unë kam qenë, dhe jam edhe sot një lloj provokatori i situates. Kur ata dilnin në anën tjetër, dilnim edhe ne pas tyre, dhe këtë e kam bërë me qëlllim, i kam shtyer edhe shokët e mi ta bëjnë këtë, sepse e kam vërejtur që po na injorojnë pa arsye”, tha Ibishi, duke shtuar se një pjesë e madhe e qytetarëve i respektojnë.

    Tutje, Ibishi ka thënë se mungesa e hapësirave rrugore për lëvizje të personave me nevoja të veçanta mbetet ende një problem.

    “Është  problem i madh sepse, duke u nisur nga shtëpia apo banesa ku jeton një person i tillë, has në rrugë të papërshtatshme. Ne kemi shumë objekte të ndërtuara prej viteve 70 që nuk kanë as ashensor. Edhe me pas shumë dëshirë me dal me pi një kafe, ia vështirëson sepse nuk kanë asnjë mundësi, shkaku i vendeve ku jetojnë e që nuk kanë ose nuk ju funksionon ashensori. Une kam pas fat, sepse jetoj në katin e parë të një banese ku e kam shumë të lehtë të dal edhe vet, pa ndihmën e askujt”, u shpreh Ibishi.

    Tutje Ibishi ka thënë se për këtë kategori është bërë pak punë nga institucionet.

    “Shumë pak ka pasur mbështjet për këta persona. Unë kam qenë njëri nga kritikuesit më të mëdhenjë në Komunën e Gjilanit për këta persona të cilët nuk kanë pasur qasje në institucione. Prej vitit 2015 personave me aftësi të kufizuara, i është përmisuar jeta sepse është në fuqi ligji që i mbron. Tani marrin edhe rroga më të mira”, ka thënë Ibishi.

    Avdil Ibishi person me nevoja të veçanta, flet me shumë dashuri për sportin, teksa thekson se Futbollin e ka më të preferuarin, pavarisisht se nuk mundi të luaj kurrë në një fushë.

    “Me fol realitetin e kam dashur Futbollin dhe e dua ende, edhe pse nuk kam mundur të luaj kurrë. Me pas kohë, gjithë ditën me knaqësi shikoj futboll. Me atletike jam marrë 96 herë. Dy herë kam marr pjesë jasht Kosovës, një herë në Tiranë dhe njeherë në Shkup. Në Shkup e kam zënë vendin e parë, gjithashtu edhe në Kosovë thuajse cdo herë kam arritur ta zë vendin e parë”.

    “E kemi edhe klubin e Basketbollit me karroca “Drita”, që dikur ka qenë mjaftë i fortë, por tani thuajse klubi është në shuarje e sipër”, tha ai

    Ibishi në fund ka një mesazh për të gjithë personat me nevoja të veçanta.

     “Mesazhi im për çdo person, është të mos dorzohet, sepse çdo ditë e re është më e bukur se dita e sodit”, është shprehur Avdil Ibishi. /FrontOnline

    Artikuj të ngjashëm

    Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

    Alban Hyseni i shpërblen me ekskursion falas në Shqipëri, maturantët e Gjilanit

    Sot protestohet para Komunës së Gjilanit për gruan që u përdorë për trafikim

    Të Fundit

    Havolli publikon pamje të rrugës “Agim Ramadani” të dëmtuar nga Ministria e Kulturës: Keq, shumë keq

    Cakolli: Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare – fjalimet pas mbylljes bien ndesh me Rregulloren

    Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut

    “Bre rrenca, qysh s’po ju vjen marre”- Musliu ia thotë në sy Hekuran Muratit në Kuvend

    Rrëzohet një aeroplan në Austri, humbin jetën katër persona

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.