Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Silvinjo: Çekia festoi sikur mundi Brazilin, na shikonin si ekip të fortë

    11/10/2024 23:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Çekia ishte më e motivuar se Shqipëria për të fituar ndeshjen, dhe kështu ndodhi duke shënuar 2 gola.

    Pas ndeshjes, trajneri i Kombëtares, Silvinjo tha se çekët bënë një ndeshje më të mirë dhe kanë luajtur fort në lojën në ajër.

    “Para së gjithash pashë një Çeki shumë të motivuar. Çekia ka luajtur mirë, sulmuesi i tyre ka bërë një ndeshje shumë të mirë, ka luajtur në ajër si ekip, ishin shumë të motivuar për ta fituar këtë vit me ne. Ishin shumë më të motivuar për të fituar. Ata na shikojnë si ekip i fortë, e vura re si festonin sikur kishin mundur Brazilin”, tha Silvinjo për TvKlan.

    Sa i përket pësimit të golit të dytë, Silvinjo u shpreh se një pësim i tillë nuk i pëlqen askujt, madje i kishte paralajmëruar kuqezinjtë që të bënin kujdes.

    Megjithatë, trajneri i Kombëtares nuk i humbet shpresat, pasi gara është akoma e hapur.

    “Të çmend pësimi i një goli. Në pushimin mes dy pjesëve ju thashë lojtarëve që ata bëjnë tranzicion të shpejtë dhe mund të pësojmë 2 ose 3 gola. Duhet të shohim përpara për ndeshjen tjetër. Çdo gjë është akoma e hapur duke qenë se nuk ka diferencë të madhe pikësh. Ne kemi lojtarë të mirë”.

    Shqipëria u mund 2 me 0 në Çeki në sfidën për Ligën e Kombeve dhe renditet në vend të tretë.

    Artikuj të ngjashëm

    Duke e lagur me ujë në kokë, dalin pamje të rënda: Agon Zejnullahu u fut me pranga në ambulancë – VIDEO

    ”Jam thellësisht i prekur” – Ministri Sveçla reagon për vdekjen e Agon Zejnullahut: Askush nuk është mbi ligjin

    Vëllai i Agonit: Nëse nuk e merr shteti në dorë, ne kemi me marrë këtë rast

    Të Fundit

    Duke e lagur me ujë në kokë, dalin pamje të rënda: Agon Zejnullahu u fut me pranga në ambulancë – VIDEO

    ”Jam thellësisht i prekur” – Ministri Sveçla reagon për vdekjen e Agon Zejnullahut: Askush nuk është mbi ligjin

    Vëllai i Agonit: Nëse nuk e merr shteti në dorë, ne kemi me marrë këtë rast

    “Ta shohim cilit po i del ma i mirë”, Kurti e Peci prejnë bostan në Suharekë – kujtë i doli më i mirë?

    Maqedonci pret homologun zviceran, theksohet rëndësia e diasporës dhe bashkëpunimit ushtarak mes Kosovës dhe Zvicrës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.