Lajme

Sillet para gjyqit i akuzuari për sulm ndaj KFOR-it, prokurori kërkon 5 vite burgim

Është sjellur para gjyqit Millosh Antoviq, i akuzuar për sulm ndaj KFOR-it gjatë protestës në vitin 2023 në Zveçan, shkruan Gazeta Demos.

Antoviq ka pranuar me vullnet të lirë marrëveshjen me prokurorinë për pranimin e fajësisë.

Ndërkaq prokurori ka kërkuar dënim prej 5 viteve dhe dënim me gjobë 20000.

Antoviq është arrestuar nën dyshimin për disa vepra penale, përfshirë: bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, sulm ndaj personit zyrtar, shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.

Back to top button