Policia e Kosovës, më saktësish stacioni policor në Gjakovë ka njoftuar se ka siguruar një videoincizim ku i dyshuari G. T., mashkull kosovar i moshës madhore, me datën 03.08.2024 në fshatin Dol në Gjakovë, shihej duke shtëne me armë zjarri.
Në njoftim thuhet se Policia ka ndërmarrë veprimet veprimet e nevojshme hetimore si rezultat I të cilave është arrestuar i dyshuari.
“Stacioni Policor në Gjakovë, pasi kishte siguruar një video incizim ku i dyshuari G. T., mashkull kosovar i moshës madhore, me datën 03.08.2024 në fshatin Dol në Gjakovë, shihej duke shtëne me armë zjarri, ka ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore si rezultat i të cilave i dyshuari është arrestuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në posedim të tij është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e llojit pistoletë, mbi dyshimin se e njëjta ishte përdorur në rastin e raportuar”.
Veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit, me vendimin e të cilit, personi i arrestuar është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast penal “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.