Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Siguria në shkolla/ Policia dhe Prokuroria e Mitrovicës me kontrolle nëpër shkollat e mesme

    05/11/2024 16:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zyrtarë policorë të stacionit policor Mitrovicë Jugu, dje dhe sot kanë zbatuar masa dhe kontrolle sigurie në shkolla.

    Me qëllim të parandalimit të bartjes dhe posedimit të mjeteve të rrezikshme dhe të kundërligjshme janë zbatuar masa sigurie përmes urdhër- kontrollit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, me ç‘rast janë kontrolluar nxënësit e katër shkollave të mesme të larta.

    Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollimit brenda hapësirave të shkollave, tek nxënësit në posedim janë gjetur dhe sekuestruar: tri thika dhe dy boksa hekuri.

    Lidhur me kontrollin në fjalë është deklaruar edhe Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

    “Prokuroria Themelore në Mitrovicë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës,  në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kompetente,  gjatë dy ditëve me 04 dhe 05 nëntor kanë ushtruar urdhër kontroll nëpër të gjithë shkollat e mesme të Mitrovicës.

    Zbatimi i këtij urdhër kontrolli ka qenë në kuadër të veprimeve dhe masave parandaluese për ofrimin e sigurisë në shkolla.

    Prokurori i shtetit dhe policia mbeten të përkushtuar që edhe në të ardhmen të zbatojnë urdhër kontrolle të tilla, me qëllim të ofrimit të së sigurisë nëpër shkolla si dhe parandalimit të dukurive negative” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Artikuj të ngjashëm

    Inspektorati në Mitrovicën Veriore vazhdon aksionet për lirimin e hapësirave publike

    Bastiset drejtoria paralele e urbanizmit në Mitrovicë të Veriut

    Momenti kur një nga policët e aksidentuar sot në veri, largohet nga spitali i Mitrovicës me karrocë

    Të Fundit

    Të shtëna masive në Karolinën e Veriut, një person vdes – 11 plagosen

    Vdes 24 vjeçarja pas vetaksidentit në rrugën Drenas–Skenderaj

    Lladrovci kujton Xhevën: Në këtë ditë lindi heroina dhe ideali i saj për liri

    Vetaksident në rrugën Drenas–Skenderaj, raportohet për një person të vdekur

    Tahiri: Pushteti aktual do që ta shtyjë çdo zhvillim deri në zgjedhjet lokale, kampi ish-opozitar t’i ndërmarrë këto tri veprime që tani

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.